LAJMI I FUNDIT:

Gjukanoviq në Kroaci: Mali i Zi po zhvillon një betejë për të ruajtur pavarësinë

Gjukanoviq në Kroaci: Mali i Zi po zhvillon një betejë për të ruajtur pavarësinë

Në këto momente Mali i Zi po zhvillon një betejë për të ruajtur pavarësinë dhe sovranitetin e tij dhe për të ruajtur karakterin qytetar dhe laik të vendit, tha sot president malazez Milo Gjukanoviq, pas takimit me homologun e tij kroat Zoran Milanoviq në Zagreb.

Ai tha se beson se do të ishte shumë e dobishme të vijë deri te ndërrimi i qeverisë dhe të ndalonte kohën e rënies në Mal të Zi dhe shteti të mbetet në rrugën e integrimit evropian dhe euroatlantik.

“Kjo kryesisht varet nga disponimi i qytetarëve në Mal të Zi. Mendoj se ky është aleati ynë dhe kjo është arsyeja pse nuk pendohem për këtë vit të mirëkuptimit ose se çdo ndryshim nuk është një ndryshim për mirë”, tha Gjukanoviq, duke shtuar se në Mal të Zi po rritet ndërgjegjësimi për nevojën që të ketë një qeverie që do të mbrojë interesat kombëtare të Malit të Zi dhe se ngjarjet në Cetinje kanë treguar se vendi aktualisht nuk ka një qeveri të tillë.


Në fjalimin e tij, presidenti malazez tha se bartësit e koncepteve politike të prapambetura në Ballkan kuptuan se ishte koha për të rinovuar qëllimet e tyre të paplotësuara në luftërat e fillimit të viteve 1990, raporton Anadolu Agency.

“Sot, Ballkani Perëndimor është përsëri nën iluzionin se meqë demokracia multietnike gjoja nuk është e mundur këtu, se është koha për të rikompozuar Ballkanin Perëndimor, se është koha për të krijuar shtete të zgjeruara kombëtare dhe fetare homogjene. Se është koha për një recetë ku Ballkani Perëndimor do të jetonte jashtë botës”, tha Gjukanoviq dhe shtoi se po përpiqen të mbrojnë arritjet e Malit të Zi modern.

Presidenti i Malit të Zi konfirmoi se bisedimet me homologun e tij kroat u përqendruan kryesisht në çështjet e perspektivës evropiane dhe euroatlantike të Malit të Zi dhe Ballkanit Perëndimor dhe se të dy i konsiderojnë këto çështje prioritare të të dy vendeve.

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Kroacia
Kalo në kategori