LAJMI I FUNDIT:

Gjermania parashikon inflacionin më të lartë në 30 vjet

Gjermania parashikon inflacionin më të lartë në 30 vjet

Ekonomistët gjermanë presin që çmimet e konsumit të rriten me 3 për qind këtë vit, rritja më e lartë në gati 30 vjet.

Për vitin e ardhshëm, ekonomistët në Institutin IFO presin një normë inflacioni midis 2 dhe 2.5 për qind.

Sipas ekonomistëve të IFO-së, inflacioni relativisht i lartë këtë vit është kryesisht për shkak të masave të marra gjatë krizës së pandemisë COVID-19.


Hera e fundit që Zyra Federale e Statistikave llogariti një normë inflacioni prej mbi 3 për qind ishte në 1993, kur çmimet u rritën me 4.5 për qind. /Telegrafi/