Nga: Anila Prifti
Nuk të servirin para ndonjë pjatë dhe ti bënë “auuu”. Fundja, askund në Shqipëri nuk di të gatuaj shijen tënde. Ashtu edhe në Voskopojë, ushqimi nuk është surprizë. Por, atje ka oksigjen! Në poliklinikë nuk ka asnjë njeri që ankohet, apo që kërkon ndihmë.
Njëzet e një kilometra larg Korçës, 185 kilometra larg Tiranës, dikur më 1760 Voskopoja ishte qytetërim me akademi dhe biblioteka. Sot një furgon shkon e vjen nga fshati dhe bileta kushton pak. Me taksi të duhen 14 euro. Shumë për një udhëtim, nëse shoferi bisedon në Skype me familjen për komshiun. Kur ti ankohesh për pakujdesi në lëvizje, të përgjigjet butë në dialektin lindor: “Ajo (gruaja) nuk e di se ku jam unë”; medemek unë duhet të flas patjetër me të. Në fillim nuk e kupton, por më pas ndjen nënshtrimin e rrethanave. Por, atje ka gurë të bukur, kalldrëm dhe mure!
Kolegu im nga Spanja ka lexuar shumë në Google për Voskopojën. Dhe, me një sinqeritet naiv i kërkon ato. Është gati të ecë natë e ditë të zbulojë fshatin e djegur tre apo katër herë. Ka lexuar diku se djegia e parë e Voskopojës ndodhi në 24 qershor 1769 nga fiset shqiptare përreth, që e quanin atë një qendër të ortodokseve filorusë. Ishte një prishje pazari midis fiseve të Dangëllisë për karvanët nga Voskopoja dhe sanxhakbeut të Vlorës, Kurt Ahmet Pashë Ngurresa. Në këtë mes u futën edhe rusët e Greqisë, turqit e që të gjithë bashkë me pretekstin e taksës së refuzuar, plaçkitën dhe shkrumbuan qytetin në atë kohë me 12 mijë banorë.
Sergio është i uritur që dikush t’ia tregojë këtë histori ballë për ballë. Burri sy më sy më të është një ish emigrant ndërtimi për shumë vjet në ishujt grek. Pasi nisi djemtë me shkollë në Angli, bashkë me gruan u rikthyen në themelet e tij.
“Babai i tij ka ditur shtatë gjuhë”, thotë Nexhipi, një zotëri me humor dhe urtësi prej babatrimi. Por, ish emigranti duket i lumtur jo për këtë fakt. Ai ka zbuluar parajsën. “Kam studiuar shumë në ishujt grek dhe e di çfarë do turizmi”.
Në Voskopojë ka shumë vila të shtrenjta, aq të bukura saqë mund të qëndrosh tërë ditën duke i parë. Njerëz me para kanë blerë toka dhe kanë ndërtuar në kodrinën mes pyjeve.
“E patë vilën e djalit të Enver Hoxhës? Po të ish ministrit ‘X’”? Të gjitha të mbyllura edhe pse shtatori është në ditët e para.
Në Voskopojë askush nuk shan, askush nuk fyen. Mesa duket kanë një kod, një vend i vogël që po përfiton nga e kaluara.
“Këtu vijnë njerëz që më porositin tavolina 200 mijë lekëshe”. Kur po mendoja se pse duhen gjithë këto mobile në një fshat, ish emigranti ia plasi: “Një javë me gruan dhe porosisin lakrorin me dy peta, një javë me të dashurën dhe marrin verën 200 euro, ja kjo më duhet mua”!
Djegia e katërt e Vopskopojës thuhet se ndodhi pas 117 vjetësh në mes të luftës së Parë Botërore. Shumë më herët Jean-Claude Faveyrial, autor i librit “Historia e Shqipërisë” shkruante “voskopojarët ia vunë fajin luksit të tepruar të femrave të tyre” .
Deri këtu dukej OK, por Serxhio donte të vizitonte 22 kishat. Në fakt aktualisht janë vetëm pesë dhe një manastir. Kisha lexuar për to, të tipit bazilikë, dëshmi të qytetërimit voskopojar, dëshmi e gjithçkaje. Edhe për skena të shumta të martirizimit të shenjtorëve apo trajtimit diku makabër të tyre. Për arkadën e pikturuar nga vëllezërit Athanas dhe Kostandin nga Korça. Skena të shumta nga cikli i Apokalipsit etj.
Por, ku ti shoh? Asnjë kishë e hapur në Voskopojë. Në një javë, dy herë në ditë kërkoja një derë pa dry. Dikur tek ajo e kryeengjellëve Grabiel dhe Mihael u futëm. Pas nesh shumë turistë francezë.
Brenda asgjë! Vetëm një prift që nuk i dëgjova tjetër përveçse: “Open, open, altro, grupo altro”. Një banor tregoi se pas koronavirusit, prifti nuk ishte mirë. Të pikturuara në fillim të shekullit XVIII nga një piktor i panjohur, mbetjet e afreskeve nuk të afronin asnjë nga vlera e tyre.
Udhëtimin tonë do ta mbyllnim me Shën Prodhromin, një manastir ku në themelimin e tij gjatë shekullit XIV janë shkrirë të gjitha kreativitetet artistike, fetare e ato të arkitekturës. Rruga në këmbë për në Shën Prodhrom është një nga ato mrekullitë që të afron vetëm Voskopoja. Pisha të egra pa fund.
Por, ajo kishë me trekëndësh, me plan në formë kryqi mbuluar me një kupolë të vendosur mbi një tambur të lartë ishte mbyllur me një kyç të shëmtuar. Dhe, sikur në kthim drejt fshatit një fëmijë të mos më trembte duke bërtitur: “Teta vrapo se tani do të lëshoj qenin …. tani do ta zgjidh nga zinxhiri, vrapo…”, do të qëndroja dhe ndoshta dhe shumë ditë deri kur manastiri të hapej.
Por, do të shkoj përsëri në Voskopojë, megjithë tabelën sinjalizuese: “Kujdes nga Ujqërit”!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A