LAJMI I FUNDIT:

Dyshon se i është ndryshuar kontrata te noteri, Policia heton rastin

Dyshon se i është ndryshuar kontrata te noteri, Policia heton rastin

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se pasi ka kryer një kontratë te një noter, dyshon që i është keqpërdorur kontrata apo ndryshuar nga noteri.

Rasti ka ndodhur të hënën në Prishtinë, rreh orës 11:15.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi ka kryer një kontratë te një noter, më vonë ankuesi dyshon që i është keqpërdorur kontrata apo ndryshuar nga noteri”, thuhet në raport.


Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. /Telegrafi/