Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvillon këtë javë vizitën e saj të parë zyrtare në Berlin, ku takohet me presidentin Steinmeier, ministrin e Jashtëm, Heiko Maas dhe përfaqësues nga diaspora, ekonomia dhe shkenca.
Osmani takohet të martën pasdite, 14.09.2021 me homologun e saj gjerman, Frank Walter Steinemeier.
Për presidentin gjerman, i cili është në detyrë që prej vitit 2017, është hera e parë që pret në rezidencën e tij një president ose presidente nga Kosova. Dy paraardhësit e tij, Horst Köhler, dhe Joachim Gauck, kanë pritur në vitet 2010 përkatësisht 1013, presidentin Fatmir Sejdiu dhe presidenten Ahtifete Jahjaga. Vetëm Hashim Thaçi, nuk u prit kurrë nga ndonjë president i Gjermanisë zyrtarisht si homolog, shkruan Deutsche Welle.
Biseda mes Osmanit dhe Steinmeierit pritet të jetë miqësore, edhe për faktin, që presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, e njeh mire Kosovën dhe rajonin, pasi ka qenë një nga lobuesit e palodhshëm për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e saj, pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008. Steinmeier atëherë ishte ministër i Jashtëm në qeverinë Merkel I dhe ka qenë i pranishëm edhe në varrimin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në fillim të vitit 2006. Para se të fillonte detyrën si ministër i Jashtëm, ai ka qenë shef i kabinetit të ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schröder.
Fokusi tek ekonomia
Por takimi Osmani-Steinmeier pritet të jetë një takim me karakter më shumë simbolik. Temat aktuale të politikës gjermane në Ballkanin Perëndimor, Osmani pritet t’i shtjellojë me ministrin e Jashtëm, Heiko Maas, të mërkurën. E këtu pritet të mos mungojnë dy çështje: dialogu Serbi-Kosovë dhe bashkëpunimi rajonal, që do të thotë konkretisht, që Kosova të angazhohet për jetësimin e projektit të Procesit të Berlinit, që përfshihet nën emrin Tregu i Përbashkët Rajonal. Të dyja proceset kanë ngecur në vend. “Mungesa e progresit në këto dy procese po pengon rajonin për të ecur përpara drejt rrugës së BE-së”, i tha DW-së kohë më parë në një intervistë sekretari gjerman i shtetit për punë të jashtme, Miguel Berger.
Osmani do të qëndroje deri të enjten në Berlin, ku do të takohet edhe me përfaqësues të diasporës, me shkencëtarë të Universitetit Humbold dhe Përfaqësues të Ekonomisë Gjermane. Me këta të fundit, Osmani do të përpiqet të lobojë, për investime në Gjermani. Disa nga argumentet që do të sjellë presidentja e Kosovës për këtë lobim, ajo i tha në një intervistë për të përditshmen gjermane Süddeutsche Zeitung: “Ne luftojmë krimin dhe korrupsionin me institucione të reja, promovojmë investime të huaja me ligje të reja dhe kemi fuqi punëtore në moshë të re, shumë prej të cilëve flasin gjermanisht – ne jemi vendi ideal për kompanitë gjermane”.
Jo takim me kancelaren Merkel
Vetëm kancelarja Angela Merkel, e cila pak kohë më parë u shpreh si mbështetëse e grave, nuk gjeti kohë të takohet me Osmanin. Zyra e shtypit e qeverisë gjermane nuk pranoi ta jepte sqarime, ndaj pyetjes së DW. “Ne zakonisht nuk i komentojmë kërkesat që i vijnë kancelares për takime,” i tha një zëdhënës DW.
I pyetur nga DW se si janë marrëdhëniet Kosovë-Gjermani, pasi Kosova është një nga vendet që nuk po e pranon miratimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, ai u përgjigj “Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë janë shumë të mira. Kancelarja Merkel ka telefonuar me homologun saj, Albin Kurti, në muajin maj. Gjermania i mbështet reformat politike dhe ekonomike të vendeve të Ballkanit – përfshirë edhe Kosovën”.
Më tej zëdhënësi kujtoi bisedën që do të zhvillohet po të martën, 14.9, në Tiranë, mes kancelares Merkel dhe homologut të saj kosovar, Albin Kurti, dhe shtoi: “Veç kësaj, është gjë e mirë që në Samitin e Procesit të Berlinit, më 5 korrik, të gjithë pjesëmarrësit deklaruan gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar për krijimin e një Tregu të Përbashkët që përfshin të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor”.
Ndryshe, edhe Presidenca e Kosovës ka konfirmuar se presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditore në këtë shtet.
Gjatë vizitës në Gjermani, Osmani, përveç takimit me homologun Steinmeier, do të takohet edhe me ministrin e jashtëm Heiko Maas
Në kuadër të kësaj vizite, Osmani, gjithashtu do të realizojë takime edhe me Odën e bizneseve gjermane, Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP) dhe përfaqësues të mërgatës.
Ndërkaq në Universitetin Humboldt, presidentja Osmani do ta mbajë një ligjërate me temën: Shtetndërtimi dhe procesi i transformimit, prioritetet dhe sfidat.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Tentoi me mjet të mprehtë të sulmoj fizikisht zyrtarin policor në Gjakovë, i dyshuari largohet në drejtim të panjohur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-380x233.jpg)
Tentoi me mjet të mprehtë të sulmoj fizikisht zyrtarin policor në Gjakovë, i dyshuari largohet në drejtim të panjohur
![Alarme për bomba në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/10/policia-shkolla-MK-380x233.jpg)
Alarme për bomba në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut
![Tre persona dyshohet se rrahën me boks të metalit dy të tjerë në një shkollë në Kamenicë, dërgohen në mbajtje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-3-380x233.jpg)
Tre persona dyshohet se rrahën me boks të metalit dy të tjerë në një shkollë në Kamenicë, dërgohen në mbajtje
![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjermnai-780x439.jpg)
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
![Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-06-191656-1-600x360-1-780x439.png)
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë
![Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Antigona-Qenaj-Sejdiu-interviste-Podcast-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?
![Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/viber_image_2025-02-06_10-52-23-540-640x480-1-780x439.jpg)
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër