LAJMI I FUNDIT:

​Kancelarja Merkel sot në Tiranë, takon edhe Kurtin

​Kancelarja Merkel sot në Tiranë, takon edhe Kurtin

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë.

Sipas agjendës së publikuar nga zyra e shtypit e kryeministrisë, në orën 10:20 do të zhvillohet ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave.

Në orën 10:30 do të zhvillohet takimi kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave.


Në vijim, në orën 11:00 do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave.

Në orën 11:50 parashikohet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, ndërsa në 11:55 do të jetë mbërritja e kancelares Merkel në Tirana Business Park.

Kurti dhe Merkel takohen javën e ardhshme në Tiranë
Lexo po ashtu Kurti dhe Merkel takohen javën e ardhshme në Tiranë

Në orën 12:00 do të realizohet foto me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

Në orën 14:35, kryeministri Rama dhe kancelarja Merkel do të japin një konferencë për shtyp po në ambientet në Tirana Business Park.

Ndryshe, ditë më parë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka konfirmuar për Telegrafin se kryeministri Albin Kurti do të ketë një takim me kancelaren Angela Merkel gjatë vizitës së saj në Tiranë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme
Kalo në kategori