LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e LDK-së: Fushata konvencionale zgjedhore të shkurtohet nga 30 ditë në vetëm 5 ditë

Kryesia e LDK-së: Fushata konvencionale zgjedhore të shkurtohet nga 30 ditë në vetëm 5 ditë

Kryesia e LDK-së, ka njoftuar se ka vendosur që fushata konvencionale zgjedhore të shkurtohet nga 30 ditë në vetëm 5 ditë; me mundësi që, varësisht nga gjendja pandemike të mos mbahet fare.

E gjithë kjo sipas LDK-së duke marrë për bazë gjendjen e rëndë shëndetësore në vend, gjendje e shkaktuar për shkak të keqmenaxhimit pandemik e të paprecedentë.


“Fushata, ndërsa, do të mbahet vetëm në formë dixhitale dhe në tubime duke i respektuar në përpikmëri rregullativën në vend mbi tubimet publike”, thuhet në njoftim.

Kurti: LVV është për shtyrje të zgjedhjeve lokale
Lexo po ashtu Kurti: LVV është për shtyrje të zgjedhjeve lokale

Në mbledhje u diskutua dhe domosdoshmëria e mbajtjes së zgjedhjeve me 17 tetor, brenda kornizave kushtetuese e demokratike të Kosovës.

Kryesia e LDK-së ka ftuasr të gjithë akterët politik, shoqërinë civile, mediat dhe botën akademike që të rreshtohen kundër tendencës për të prekur zgjedhjet të cilat janë themel i demokracisë.

Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për organizimin e strukturave të partisë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, si dhe për zhvillimet aktuale politike në vend./Telegrafi.