LAJMI I FUNDIT:

Është fejuar Britney Spears

Është fejuar Britney Spears
Foto: Instagram

Britney Spears është fejuar me të dashurin e saj, trajnerin Sam Asghari.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram.


“Nuk mund të besoj”, ka qenë përshkrimi i videos në të cilën shfaq një unazë diamanti të gdhendur me fjalën ‘luaneshë’.

Në video, biondja shikon partnerin e saj e përqafon në faqe dhe i përgjigjet ‘po’ kur e pyet nëse asaj i pëlqen.

Asghari, një aktor dhe trajner personal, postoi foton e tij të Spears duke treguar unazën para kamerës.

Lajmi vjen disa ditë pasi babai i saj, Jamie, paraqiti kërkesën për t’i dhënë fund konservatorit që ka kontrolluar jetën dhe paratë e këngëtares për 13 vjet.

Menaxheri i Sam, Brandon Cohen, konfirmoi se dyshja u fejuan. “Çifti zyrtarizuan sot lidhjen e tyre të gjatë dhe janë të prekur thellë nga mbështetja, përkushtimi dhe dashuria e shprehur ndaj tyre”, tha Cohen për Reuters.

Britney Spears renditet si personi më me ndikim në botë
Lexo po ashtu Britney Spears renditet si personi më me ndikim në botë

Unaza e diamantit me katër karat është gdhendur brenda me fjalën ‘luaneshë’ sepse është pseudonimi i tij për të.

Mjeshtri i argjendarisë, Roman Malayev, i tha Page Six : “Udhëtimi i tyre së bashku ka prekur njerëzit në mbarë botën dhe ne jemi shumë të ngazëllyer që do të jemi pjesë e tyre përgjithmonë … Ne jemi të emocionuar të përgëzojmë Britney dhe Sam për fejesën e tyre”.

View this post on Instagram

A post shared by Sam Asghari (@samasghari)

Çifti u takuan në xhirimet e videoklipit “Slumber Party” në 2016.

Këngëtarja i tha një gjykate në qershor se donte të martohej me Asghari dhe të kishte një fëmijë me të gjatë një lutjeje të pasionuar për t’i dhënë fund kujdestarisë.

Ligjërisht, Spears mund të martohet, por kujdestaria duhet ta miratojë atë si me vendimet e tjera të mëdha të jetës.

Foto: Instagram

Spears ishte martuar më parë me Kevin Federline, me të cilin ndan kujdestarinë e dy djemve, të moshës 14 dhe 15 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Magazina
Kalo në kategori