Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se situata epidemiologjike mbetet akoma e ndjeshme dhe e paqëndrueshme në vendin tonë.
Në një konferencë për media ka bërë të ditur se janë administruar më shumë se 1 milion doza dhe më së paku një dozë janë vaksinuar mbi 680 qytetarë apo mbi 50 për qind qytetarë që mund ta marrin vaksinën.
Tutje ai ka paralajmëruar se numri i hospitalizimieve mund të rritet përseri.
“Valë të reja natyrisht që do të ketë dhe numri i hospitalizimieve mund të rritet përseri. Mbi 93 për qind e hospitalizimeve janë të pavaksinuar dhe ky është një trend që po e ndjek edhe vendet tjera”, shtoi ai.
Vitia theksoi se nga kjo javë ekipet e vaksinimit, në të gjitha qendrat do të punojnë 7 ditë në javë dhe për gjatë festave zyrtare për të ofruar qasje për t’u vaksinuar.
“Nga rekomandimet e fundit kanë treguar se vaksina është e sigurt edhe për gratë shtatëzëna”, tha tutje.
Ai ka shtuar se ndër masat e reja është mbyllja e institucioneve parashkollore e qëndrimeve ditore, shtyrja e fillimit të mësimit për dy javë, ndalimi i mësimit me prezencë fizike në universitete.
Po ashtu studentët për t’iu mundësuar regjistrimi në konvikt, duhet të kenë certifikatë vaksinimi, test PCR apo serologjik.
“Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor pezullohet deri më datë 26 shtator 2021. Ky pezullim vlen edhe për aktivitetin mësimor me prezencë fizike në institucionet publike dhe private të arsimit universitar”, thuhet në masat e reja që u diskutuan në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Një pjesë e masave do të vazhdojë edhe për dy javët e ardhshme, pra deri më datën 26 shtator, kurse një pjesë do të shtohen ashtu siç kemi paralajmëruar. /Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe