LAJMI I FUNDIT:

23 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, Meta: Energjia dhe guximi i tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona

23 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, Meta: Energjia dhe guximi i tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona

Sot bëhen 23-vjet nga vrasja më e bujshme në historinë politike të Shqipërisë, në të paktën këto 30 vite.

23 vite më parë, më 12 shtator 1998, u ekzekutua themeluesi i Partisë Demokratike, Azem Hajdarit, një prej personazheve më të rëndësishme të atyre viteve të parë pluralizmi në Shqipëri.

Ndërkohë i pari që ka përkujtuar sot të ndjerin, ishte presidenti Meta i cili shkruan se “Energjia dhe guximi i Tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Evropa”.


“Nderim, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës së përjetshme të Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë”, shkruan Meta. /Telegrafi/