LAJMI I FUNDIT:

18-vjeçarja britanike, Emma Raducanu shkruan historinë pasi fiton US Open

18-vjeçarja britanike, Emma Raducanu shkruan historinë pasi fiton US Open

Tenistja britanike, Emma Raducanu ka fituar finalen e US Open pas një paraqitjeje fantastike kundër kanadezes Leylah Fernandez .

Bota mbajti frymën në një finale të tensionuar mes dy adoleshentëve të luajtur në US Open, por e cila u fitua vetëm nga Raducanu, e cila është gjysmë rumune dhe gjysmë kineze, e lindur në Kanada dhe që përfaqëson Britaninë.


Raducanu, e cila nuk humbi asnjë set të vetëm gjatë gjithë turneut, bëhet femra e parë britanike që fiton US Open që nga viti 1968 pas fitores së saj ndaj Fernandes me rezultat 6-4, 6-3.

18-vjeçarja ra në gjunjë duke mos besuar para se të ngjitej në tribuna për të festuar me ekipin e saj, pasi kishte mbërritur në Nju Jork thjesht duke synuar një vend në shortin kryesor.

Adoleshentja do të marrë shpërblimin prej 1.8 milionë funtesh – më shumë se tetë herë fitimet e saj aktuale në karrierë – si dhe 2,000 pikë në renditjen e përgjithshme, të cilat do ta lëvizin atë nga pozita e saj aktuale 150 në vendin e 23.

Radaucanu kishte një mbështetje të jashtëzakonshme në Parklangley Club në Beckenham, ku Emma luante nga mosha gjashtë vjeçare.

Minutat e fundit të lojës ishin tepër të tensionuara ndërsa njerëzit shikonin, por thirrjet “Ema, Ema, Ema” dhe lotët e gëzimit shpërthyen në të gjithë vendin ndërsa 18-vjeçarja ra në tokë dhe fitoi medaljen e artë në Nju Jork. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori