Viti i ri shkollor nuk do të fillojë të paktën deri më 26 shtator.
Kështu është propozuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë takimit me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe kryetarët e komunave.
Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi ka thënë për Telegrafin se shkollimi parauniversitar është pezulluar deri më 26 shtator.
“Në takimin Koordinues, masat janë që deri më 26 shtator shkollimi parauniversitar të pezullohet”, tha Ibrahimi për Telegrafin.
Deklarata e plotë e AKK-së:
MINISTRIA E SHËNDETËSISË DISKUTON MASAT E REJA ME KRYETARËT E KOMUNAVE
Kryetarët e komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë z. Arben Vitia për të diskutuar situatën lidhur me pandeminë Covid–19 me theks të veçantë për masat e reja kundër kësaj pandemie pas datës 13 shtator 2021.
Ministri Vitia në këtë takim informoi kryetarët e komunave me situatën e tashme me pandeminë dhe sidomos aktivitetet ndër-institucionale kundër kësaj pandemie. Ai tha se në këtë kohë kemi pasur shumë takime për të vlerësuar situatën me infeksione.
Po ashtu ai u tha kryetarëve të komunave se sot kanë kaluar shifrën prej një milion të vaksinuar në nivel vendi që është një shenjë e mirë në këtë drejtim për çka ministri Vitia falënderoi edhe kryetarët e komunave për angazhim në këtë proces.
Ministri Vitia informoi kryetarët e komunave me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator dhe do të vlejnë deri më 26 shtator 2021:
– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.
– Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.
– Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.
– Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme.
– Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.
– Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe komunave pezullojnë aktivitetet deri më 26 shtator.
– Ndryshe masat tjera vazhdojnë siç kanë qenë në këto dy javët e fundit.
Nga data 27 shtator do të kemi masa të reja në varësi nga analizat dhe situatën që mund ta kemi në atë kohë në bashkëpunim me IKSHP dhe institucionet tjera shëndetësore në nivel vendi.
Në këtë takim, kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit tjerë komunalë të pranishëm në këtë takim online me Ministrin e Shëndetësisë paraqiten edhe sfidat dhe nevojat aktuale që janë në komunat e Kosovës me theks në çështjet e vaksinimit dhe furnizimit me barna shëndetësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?