LAJMI I FUNDIT:

Hapja e arkivave, Çitaku i reagon Bislimit: Kjo është grackë e rrezikshme me pasoja të frikshme

Hapja e arkivave, Çitaku i reagon Bislimit: Kjo është grackë e rrezikshme me pasoja të frikshme

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha se pala serbe është pajtuar në parim për hapjen e arkivave shtetërore për çështjen e të pagjeturve, por tha se Serbia kërkon edhe hapjen e arkivave të UÇK-së.

Çitaku përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur zv.kryeministrin se për cilat arkiva e ka fjalën.


“Zoti Bislimi, për cilat arkiva e ke fjalën? Arkivat e Beogradit për UÇK-në? Ato tashmë janë në Hagë. Arkivat e Kosovës për UÇK-në? Apo arkivat e fabrikuara nga të tjerët për UÇK-në?”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se kjo është një grackë e rrezikshme me pasoja të frikshme.

Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi flet për hapjen e arkivave
Lexo po ashtu Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi flet për hapjen e arkivave

Postimi i plotë:

Zv.kryeministri paska deklaruar në Bruksel se Beogradi është pajtuar t’i hapin arkivat, e aty paska thanë edhe diçka për hapjen e arkivave për UÇK-në.
Zoti Bislimi, për cilat arkiva e ke fjalën? Arkivat e Beogradit për UÇK-në? Ato tashmë janë në Hagë. Arkivat e Kosovës për UÇK-në? Apo arkivat e fabrikuara nga të tjerët për UÇK-në?
Ju a po mendoni që me pasë pasë UÇK arkiva të tilla ato nuk kishin dalë tashmë?!!!
Kjo është një grackë e rrezikshme, me pasoja të frikshme. Me veprimet tuaja të papërgjegjshme tashmë keni pranuar atë për të cilën Serbia ka akuzuar Kosovën dhe UÇK-në për vite të tëra. /Telegrafi/