LAJMI I FUNDIT:

​Haxhiu takon krerët e KGjK-së dhe KPK-së, flasin për sundimin e ligjit

​Haxhiu takon krerët e KGjK-së dhe KPK-së, flasin për sundimin e ligjit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës – KGjK-së, Albert Zogaj dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës – KPK-së, Jetish Maloku.

Sipas njoftimit ministror, qëllimi i takimit të sotëm ishte diskutimi lidhur me zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit. Ndër të tjera, në takim është diskutuar për Komitetin Drejtues të Strategjisë, sipas përbërjes të cilën e përcakton Strategjia si dhe për çështje të tjera të cilat rrjedhin nga zbatimi i Strategjisë.


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shprehu vullnetin e Ministrisë së Drejtësisë për zbatimin e objektivave të përbashkëta të cilat dalin nga Strategjia për Sundimin e Ligjit dhe Plani i Veprimit të Strategjisë, si pjesë e reformës së rëndësishme në drejtësi.

Në anën tjetër, të dy kryesuesit e organeve të drejtësisë, KGjK-së dhe KPK-së, u shprehen të gatshëm për koordinimin e hapave tutje drejt aktivizimit të Komitetit Drejtues të Strategjisë dhe zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit sipas kompetencave përkatëse.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

Siguri
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Kalo në kategori