LAJMI I FUNDIT:

Gjinekologu Syla: Vaksina antiCOVID nuk shkakton sterilitet, nuk ju bën dëm as shtatzënave

Gjinekologu Syla: Vaksina antiCOVID nuk shkakton sterilitet, nuk ju bën dëm as shtatzënave

Gjinekologu Blerim Syla ka bërë thirrje që të vaksinohen të rinjtë dhe gratë shtatzëna në Kosovë, dhe këtyre të fundit tu jepet përparësi nëpër Qendrat e Vaksinimit.

Në një intervistë për Telegrafin, Syla ka thënë se nuk ka asnjë indikacion se kjo vaksinë u bën dëm shtatzënave.

“Unë kam thirrje për gratë shtatzëna dhe për të gjithë të tjerët. Një apel për gratë shtatzëna që të vaksinohen, nuk ka asnjë indikacion që vaksina shkakton diçka te shtatzënat”, tha Syla.


Ai bëri apel edhe tek të rinjtë që të vaksinohet, duke theksuar se vaksina antiCOVID nuk shkakton sterilitet.

Shtesat në paga, Syla: Mllefi i personelit shëndetësor është rritur, nëse krerët e institucioneve nuk na takojnë do të marrim veprime sindikale
Lexo po ashtu Shtesat në paga, Syla: Mllefi i personelit shëndetësor është rritur, nëse krerët e institucioneve nuk na takojnë do të marrim veprime sindikale

“Një apel edhe për të rinjtë, mos u frikësoni që të vaksinoheni sepse nuk shkakton sterilitet, i kam dëgjuar disa fjali, këto janë vetëm thashetheme. Ka shumë sëmundje tjera që shkaktojnë sterilitet por jo kjo vaksinë”, tha Syla.

Syla bëri thirrje që tu jepet prioritet shtatzënave të vaksinohen nëpër Qendrat e Vaksinimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Drejtësi
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Kronika e Zezë
Kalo në kategori