LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në një burg të Indonezisë, vdesin të paktën 40 persona

Zjarr në një burg të Indonezisë, vdesin të paktën 40 persona

Autoritetet kanë deklaruar se 40 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri në një burg të Indonezisë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri në burgun e provincës shpërtheu dikur rreth orës 1 deri në 2 të mëngjesit të së mërkurës, tha një zëdhënës i departamentit të burgjeve të ligjit dhe ministrisë së të drejtave të njeriut.


“Shkaku i këtij zjarri është duke u hetuar”, tha Rika Aprianti, duke shtuar se të burgosurit ishin ende duke u evakuuar nga burgu në provincën më perëndimore të Java-s.

Sipas saj, blloku strehonte të burgosurit që mbaheshin për vepra të lidhur me drogën dhe kishte një kapacitet për 122 persona.

Megjithatë, ajo nuk e konfirmoi se sa njerëz ishin të pranishëm kur shpërtheu zjarri, por tha se burgu ishte i mbipopulluar.

Burgu në Tangergang, një qendër industriale dhe prodhuese pranë Xhakartës, strehoi më shumë se 2,000 të burgosur, shumë më tepër se kapaciteti i tij prej 600 personash, sipas të dhënave të qeverisë deri në muajin shtator. /Telegrafi/