LAJMI I FUNDIT:

Juventusi raporton humbje prej 190.7 milionë euro

Juventusi raporton humbje prej 190.7 milionë euro
(Foto: Juventus.com)

Juventusi do ta mbyllë vitin financiar 2020/2021 me humbje prej 190.7 milionë eurosh, më shumë se dyfishi i shumës nga edicioni i kaluar.

Efekti i pandemisë vazhdoi të ketë ndikim në të hyrat e Zonjës së Vjetër në edicioni e kaluar, si edhe eliminimi i hershëm (1/8 e finales) nga Liga e Kampionëve.


Duke u bazuar në shifrat e publikuara nga kompania mëmë e Juvez, Exor, Calcio e Finanza ka kalkuluar se Juventusi do të humbë 190.7 milionë euro në vitin financiar 2020/2021.

Në vitin e kaluar financiar, 2019/2020, humbjet e Bianconerëve ishin 89.7 milionë euro që do të thotë se këtë herë është dyfish më shumë.

Juventusi është ndër klubet e pakta në Itali që ka stadiumin e vet, prandaj ka më së shumti të ardhura nga shitja e biletave, gjë që është goditur rëndë nga pandemia.

Madje edhe tash, stadiumet janë të hapura vetëm me 50 për qind të kapacitetit, ndërsa mund të hyjnë vetëm tifozët që e dëshmojnë statusin e tyre të COVID-it. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori