LAJMI I FUNDIT:

Rihanna ‘mbretëreshë’ e stilit të veshjes, shëtitë rrugëve të Los Angeles me pallto nga Bottega Veneta që ka një vlerë afro 10 mijë dollarë

Rihanna ‘mbretëreshë’ e stilit të veshjes, shëtitë rrugëve të Los Angeles me pallto nga Bottega Veneta që ka një vlerë afro 10 mijë dollarë
Foto: Rihanna/DailyMail

Ajo është ‘koka’ pas një perandorie të suksesshme të produkteve të bukurisë, kujdesit të lëkurës dhe të brendshmeve.

Dhe Rihanna dukej sikur ishte duke u përgatitur për një projekt tjetër të ri, ndërsa u pa në qendër të Los Angeles rreth orës 2:00 të mëngjesit të së martës, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e “The Love On The Brain”, 33 vjeç, dukej tërheqëse si kurrë më pare, ku ajo shoqëroi një pallto të errët, ngjyrë të verdhë të Bottega Veneta me një këmishë dhe pantallona të shkurtra Daisy Duke.


Foto: Diggzy/REX

Palltoja e Rihanna-s ishte pjesa kryesore e veshjes, duke shfaqur një kombinim kamoshi me ngjyrë të verdhë e cila ka një çmim prej 9450 dollarësh.

Rihanna vjen unike dhe joshëse në koleksionin e ri të “Savage X Fenty”
Lexo po ashtu Rihanna vjen unike dhe joshëse në koleksionin e ri të “Savage X Fenty”

Duke i lënë veshjet e saj të jashtme elegante qendrën e vëmendjes, RiRi e përfundoi pamjen e saj me pantallona të shkurtra xhinse të thjeshta, një këmishë dhe atlete të bardha New Balance me detaje të kuqe, ndërsa mbuloi gërshetat e saj të gjata me një shall mëndafshi.

Foto: Diggzy/REX

Kanë kaluar pesë vjet që kur ajo publikoi albumin e saj të fundit, Anti.

Ylli i hiti “Umbrella” ka pasuri me një vlen rreth 1.7 miliard dollarë, raporton Forbes, duke e bërë atë femra e dytë më e pasur në planet, pas Oprah Winfrey që ka 2.7 miliardë dollarë.

Foto: Diggzy/REX

Pretendohej se pjesa më e madhe e pasurisë së këngëtares (1.4 miliard dollarë) nuk vjen nga muzika, por nga 50 përqind e aksioneve të saj në linjën e saj të mirënjohur të kozmetikës Fenty Beauty – një sipërmarrje e përbashkët me konglomeratin e mallrave luksoze franceze LVMH – dhe me vlerë 2.8 miliardë dollarë në total. /Telegrafi/

Foto: Diggzy/REX
Foto: Diggzy/REX

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Një bazë por katër kombinime, influencerja këshillon si të visheni bukur gjatë vjeshtës

Një bazë por katër kombinime, influencerja këshillon si të visheni bukur gjatë vjeshtës

Keshilla Modë
Një psikologe nga Harvardi shpjegoi pse njerëzit sabotojnë marrëdhëniet e tyre

Një psikologe nga Harvardi shpjegoi pse njerëzit sabotojnë marrëdhëniet e tyre

Në çift
Tre shenja që tregojnë se një mashkull është një partner i shkëlqyer, sipas terapistëve

Tre shenja që tregojnë se një mashkull është një partner i shkëlqyer, sipas terapistëve

Në çift
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori