LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë reagon ndaj deklaratës së Nikolla Micevskit

Ministria e Drejtësisë reagon ndaj deklaratës së Nikolla Micevskit

Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi i hedh poshtë akuzat e Nikolla Micevskit i cili më herët deklaroi se Qeveria dëshiron të shtyjë me dhunë 12 ligje me flamur evropian.

“Pjesa më e madhe e këtyre ligjeve janë të Ministrisë së Drejtësisë dhe pjesë e Strategjisë për reforma në gjyqësi zbatimi i të cilave është obligim i yni ndaj qytetarëve dhe BE-së. Një pjesë tjetër, siç është Propozim-ligji për akademi të gjyqtareve dhe prokurorëve janë punuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në koordinim me Komisionin Evropian”, theksojnë nga kjo ministri.

Ata shtojnë se ligji për të fituar flamur evropian nuk është e rëndësishme se sa anëtarë pajtohen, por nëse ka harmonizim ose jo dhe në këtë rast, sipas ministrisë, ka harmonizim dhe gjithashtu këto ligje janë pjesë e Programit nacional për harmonizimin e legjislacionit evropian.


“Nga OBRM-PDUKM këtë e dijnë mirë dhe për fat të keq konstatojmë se në vend që të hynë në debat për të dhënë propozime, ata manipulojnë në dëm të reformave në gjyqësi”, thuhet në njoftimin e MD-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori