LAJMI I FUNDIT:

Justin Trudeau goditet me gurë gjatë fushatës – publikohen pamjet

Justin Trudeau goditet me gurë gjatë fushatës – publikohen pamjet

Kryeministri kanadez Justin Trudeau është goditur nga gurë të vegjël, të hedhur nga protestuesit gjatë një ndalese të fushatës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai po kthehej në autobusin e tij pasi vizitoi një fabrikë birre kur u godit nga gurë të vegjël.


Për fat të mirë, ai nuk pësoi ndonjë lëndim.

Trudeau thirri zgjedhje të parakohshme në mes të gushtit, me shpresën për të fituar një qeveri shumicë për partinë e tij Liberale të qendrës së majtë.

Por fushata e tij është prishur nga demonstratat kundër “mandateve të vaksinës Covid-19” dhe kufizimeve të tjera.

Madje, pak më shumë se një javë më parë, kryeministri u detyrua të anulonte një tubim elektoral pasi një turmë protestuesish të zemëruar i zunë pritë ngjarjes.

Duke folur me gazetarët në aeroplanin e tij të fushatës pas incidentit në Londër, Ontario, Trudeau tha se ai mund të jetë goditur në shpatull dhe e krahasoi incidentin me atë kur një grua i hodhi farat e kungullit mbi të në 2016.

Planet e Trudeau për “mandatet e vaksinimit” janë bërë një çështje kryesore përpara zgjedhjeve të 20 shtatorit.

Muajin e kaluar, qeveria njoftoi se të gjithë nëpunësit civilë – përfshirë punëtorët në sektorët e rregulluar federalisht, si ata në hekurudha – duhet të vaksinohen deri në fund të tetorit ose të rrezikojnë të humbin punën e tyre.

Ndryshe, Kanadaja ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit kundër Covid-19 në botë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori