Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, sipas listave të prezantuara deri më tani nga partitë politike, vetëm 8 për qind e kandidatëve janë gra.
Partitë duhet të finalizojnë listat për zgjedhjet lokale të tetorit deri më 11 shtator.
Nga partia në pushtet, Lidhja Social Demokrate, deri më tani, nga 65 kandidatët e prezantuar, vetëm pesë janë gra. Ndërkaq, partia maqedonase në opozitë, OBRM-PDUKM ka bërë të ditur vetëm gjysmën e emrave të kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit dhe nga 40 emrat e prezantuar, tri janë gra.
Te partitë shqiptare, përqindja e grave që do të garojnë është më e ulët, ku Partia Demokratike Shqiptare ka njoftuar se do të garojë me një grua kandidate për Komunën e Gostivarit, ndërkaq Bashkimi Demokratik për Integrim do t’ia besojë garën për Tetovën një gruaje.
Adelina Marku, aktiviste për të drejtat e grave dhe njohëse e zhvillimeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se gratë e kanë shumëfish më të vështirë luftën politike dhe ajo tregon një sërë arsyesh se pse gratë hezitojnë të bëhen pjesë e politikës.
“E para, gruaja më vonë është kyçur në politikë, kështu që edhe garën e ka të vonuar. E dyta, meqë shoqëritë tona për kohë të gjatë vuajnë nga korrupsioni, që është kryesisht i udhëhequr nga gjinia mashkullore sepse faktori kohë atyre u ka mundësuar që të jenë më shumë prezentë në politikë dhe të keqpërdorin pozitat politike, duke siguruar përfitime për vete. Ky realitet e zmbraps gruan, duke e vendosur në vend të dytë. E treta është që mungon mbështetja e grave për gratë në politikë dhe e katërta është aspekti i gabuar i fesë”, thotë Marku.
Ndërkaq, Aleksandar Cvetkovski nga organizata joqeveritare Agtis, që monitoron punën e institucioneve lokale, duke komentuar qëndrimin e partive politike që listat zgjedhore të hartohen në bazë të anketave, thotë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë pasi matjet e opinionit publik favorizojnë burrat, duke i vendosur në krye të listave zgjedhore.
“Gratë nuk mund të ecin përpara sa i përket marrjes së hises së merituar në pozitat udhëheqëse pasi kjo varet nga vullneti i udhëheqësve të partive politike. Udhëheqësit e partive politike preferojnë njerëz të cilëve do t’ua besojnë kryerjen e punëve edhe punët e dyshimta, prandaj preferojnë burrat, të cilët nuk kanë frikë t’i bëjnë ato (punë të dyshimta)”, thotë Cvetkovski.
Përderisa Ivana Tufekxhiq, ish-deputete dhe aktiviste për të drejtat e grave, thotë për Radion Evropa e Lirë se partitë politike duhet të reformohen në mënyrë që grave t’iu krijohet hapësira e barabartë sa i përket përfaqësimit në çdo nivel të shoqërisë dhe jo që gjithçka të bazohet në respektimin e përfaqësimit që përcaktohen përmes kuotave të garantuara me ligj.
“Ne nuk kemi mjaftueshëm gra në politikë. Në rastin konkret, për shkak të kuotave kemi gra që na përfaqësojnë në asamble komunale, por nuk kemi gra si kryetare komunash. Kjo flet për atë që partitë hezitojnë t’u besojnë grave. Në këtë drejtim, mbetet shumë punë për t’u bërë. Kuota u mendua si një zgjidhje e përkohshme derisa partitë dhe shoqëria të pranonin pjesëmarrjen e grave në politikë si diçka shumë të natyrshme, për faktin se e përbëjnë 50 për qind të popullatës”, thotë Tufekxhiq.
Megjithatë, ajo shton se kjo zgjidhje ligjore do të mbetet në fuqi derisa partitë të mos reformohen dhe t’i pranojnë gratë si të barabarta në politikë dhe jo si detyrim ligjor, në bazë të kuotave për përfaqësimin e tyre.
Nga platforma për barazi gjinore kanë kërkuar që në zgjedhjet e tetorit të respektohet përfaqësimi i drejt gjinor sa i përket kandidatëve që të marrin pjesë në garë.
Në bazë të ligjeve, të paktën 40 për qind e listave për këshilltarë në asambletë komunale duhet të jenë gra, por sa i përket garës për kryetar komune, në ligje nuk ka kuota gjinore.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, nga gjithsej 260 kandidatë për kryetarë komune, vetëm 15 ishin gra. Në këto zgjedhje, gjashtë gra fituan zgjedhjet për kryetar komune nga 80 komuna sa ka Maqedonia e Veriut./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë