LAJMI I FUNDIT:

Ditë e veçantë për Dua Lipën, hiti “Electricity” shënon përvjetorin e tretë

Ditë e veçantë për Dua Lipën, hiti “Electricity” shënon përvjetorin e tretë
Foto: Dua Lipa/ Electricity

Dua Lipa ka arritur të ketë një karrierë të suksesshme ndërkombëtare dhe sot konsiderohet një prej artisteve më të famshme në botë.

Sukseset e saj po shtohen dita ditës, e 26-vjeçarja nuk e ka ndërmend të ndalet, duke vazhduar me lansimin e projekteve të shumta muzikore.


Kënga e saj e fundit “Demeanor” që erdhi në bashkëpunim me Pop Smoke, u lansua në fund të korrikut dhe ishte një tjetër sukses i saj, me 8.7 milionë klikime vetëm në kanalin YouTube.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Por, një tjetër këngë që konsiderohet një prej hiteve të saj më të mëdha është “Electricity”, që sot ka përvjetorin e tretë që kur u publiku për herë të parë.

Këtë sukses e ka shënuar artistja shqiptare duke ndarë disa postime në InstaStory për të rikujtuar këtë projekt.

“Electricity” erdhi në bashkëpunim me Diplo dhe Mark Ronson, me 483 milionë transmetime në Spotify, qëndroi në pozitën e parë në “US Dance Club Songs Chart”, dhe i dhuroi artistes çmimin Grammy në kategorinë “Best Dance Recording”.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Electricity” është gjithashtu një nga këngët e Dua Lipës me mbi 150 milionë shikime në YouTube.

Ndryshe, këngëtarja gjatë kësaj vere ka shijuar pushimet së bashku me familjen dhe të dashurin, Anwar Hadid, në Jug të Shqipërisë, ku edhe ka sjellë imazhe të ndryshme në Instagram, që u konsideruan si një promovim i madh për turizmin shqiptarë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori