LAJMI I FUNDIT:

Syla i Sindikatës së Shëndetësisë iu bënë apel shtatzënave që të vaksinohen kundër COVID-19

Syla i Sindikatës së Shëndetësisë iu bënë apel shtatzënave që të vaksinohen kundër COVID-19

Kryetari i Federatës së Sindikatës të Shëndetësisë në Kosovë, njëherësh gjinekolog, Blerim Syla ka bërë apel te të gjitha gratë shtatzëna që të vaksinohen kundër COVID-19.

Përmes një shkrimi në Facebook, Syla tha se me vaksinim ato do të mbrojnë veten, fëmijën e familjen.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga qytetarët që planifikojnë të krijojnë familje të mos frikësohen sepse vaksina nuk dërgon në sterilitet.


“Ju që planifikoni familje, mos u frikësoni sepse ka shumë sëmundje tjera që iu dërgojnë në sterilitet, e vaksina është më e pakta, tek e fundit në dashuri babi dhe mami janë ata qe e sjellin në jetë fëmijën e shëndosh. Dhe ju mami dhe babi i ardhshëm, merrni vaksinat që të sjellni një fëmijë të shëndosh dhe ta rritni atë”, ka shkruar ai.

Tutje, Syla ka kërkuar nga MSH-ja që t’ju jep prioritet këtyre grupeve.

“Në fund duke qenë i bindur se nuk kemi rrugëdalje tjetër unë po iu them se të dy fëmijet e mi nga zemra, por edhe fëmijët tjerë të familjes tjerë janë vaksinuar. APEL: Ministrisë së shëndetësisë, lejoni prioritetin këtyre grupeve, mos bëni veprime burokratike se më të vërtet do të jeni përgjegjës për dështimin e vaksinimit të këtyre grupeve”.

“Në fund ky mesazh të mirret profesionalisht ndërsa ata që kanë probleme me vaksinimi le të adresohen në numrin tim personal dhe po iu premtoj se do të kemi edhe ndjekje penale për personat të cilët e pengojne procesin e vaksinimit të shtatzënave dhe të tjerëve, u shpreh Syla./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Drejtësi
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Kronika e Zezë
Kalo në kategori