LAJMI I FUNDIT:

DUART E PIANISTIT LIU SHIKUN*

DUART E PIANISTIT LIU SHIKUN*

Përktheu: Maksim Rakipaj
Poezi nga: Knuts Skujenieks

E shkurtër kjo histori.
Ata i thyen duart
Pianistit.

I thyen duart
Në emër të Revolucionit Botëror
Dhe për hir të së Ardhmes së Ndritur.


Ata thanë
Nëse zotat duhen ushqyer

Duhet të bëjmë fli.

Dhe duart e thyera
Të pianistit
E vetmja provë për besnikëri
Nëse njeriu mund t’i lerë peng besnikërinë
Një zoti të pangopur.

Edhe pse
Kinez nuk jam
Nja dy gjëra i di
Për idhuj
Dhe idhujtari.

Shënim: Liu Shikun (1939), kompozitor dhe pianist i shquar kinez, i vlerësuar me disa çmime ndërkombëtarë; gjatë “Revolucionit Kulturor Proletar” në vitin 1968 në Kinë, i thyen duart me çekiç, pastaj e arrestuan dhe e dënuan me tetë vite burg.