Eksperti kryesor i Qeverisë amerikane për sëmundjet infektive tha se rregullatorët amerikanë pritet që së shpejti të japin leje për dhënien e dozave përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër coronavirusit.
Dr. Anthony Fauci tha se shpërndarja e dozave përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech mund të fillojë këtë muaj, ndërsa miratimi dhe shpërndarja e dozave përforcuese të vaksinës Moderna mund të zgjasin pak më shumë.
Fauci tha se të dy përforcuesit supozohet të jenë të sigurt, por shtoi se Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) dhe zyrtarë të tjerë janë duke i studiuar të dhënat për t’u siguruar.
Më 18 gusht, zyrtarët shëndetësorë amerikanë, duke u thirrur në studimet e bëra, kanë thënë se mbrojtja nga vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna bie me kalimin e kohës.
Autoritetet kanë rekomanduar që njerëzit të marrin vaksinën e tretë Pfizer/BioNTech ose Moderna tetë muaj pas marrjes së vaksinës së dytë dhe kanë caktuar 20 shtatorin si datë që furnizuesit të fillojnë shpërndarjen.
Shkencëtarët janë ende duke debatuar se sa imunitet kundër coronavirusit sigurojnë dozat përforcuese dhe nëse të gjithë amerikanët duhet t’i marrin ato apo vetëm ata me imunitet të komprometuar dhe të moshuarit.
Dozat përforcuese kanë shkaktuar polemika gjetkë, pasi coronavirusi vazhdon të vrasë njerëz të pavaksinuar në të gjithë botën.
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se punonjësit shëndetësorë në shumë vende nuk janë ende të vaksinuar as me dozën e parë.
Por, shumë vende të pasura kanë pasur vështirësi në vaksinimin e mjaftueshëm të popullsisë së tyre, për të shuar pandeminë.
Autoritetet amerikane kanë thënë se Shtetet e Bashkuara kanë furnizime të mjaftueshme për të shpërndarë doza përforcuese te populli amerikan dhe për të vazhduar dërgimin e dozave në vendet e tjera.
Izraeli tashmë është duke ofruar doza përforcuese për njerëzit mbi moshën 50 vjeç.
Më 1 shtator, Franca është bërë vendi i parë i madh i Bashkimit Evropian që ka nisur të japë doza përforcuese për njerëzit mbi 65 vjeç dhe ata me imunitet të dobët.
Qeveria italiane ka thënë se do të fillojë të ofrojë dozën e tretë për grupet e cenueshme, siç janë ato me sistem të dobët imunitar, duke nisur nga fundi i këtij muaji.
Qiproja ka thënë se do t’u japë dozën e tretë personave mbi 65 vjeç dhe banorëve të shtëpive të kujdesit, vaksinimi i plotë i të cilëve është bërë para më shumë se gjashtë muajsh.
Autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë thënë po shqyrtojnë veprime të ngjashme.
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka thënë më 1 shtator se njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë urgjente për dozën e tretë, porse ajo duhet të merret parasysh për njerëzit me sistem të dobët imunitar. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke
Marco Rubio: Ukraina dhe Rusia duhet të bëjnë kompromise për të përfunduar luftën
Detaje të reja mbi aksidentin ajror në Washington D.C
Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?