LAJMI I FUNDIT:

Dy dasma në Prizren, policia gjobit përgjegjësit dhe i shpërndan të pranishmit

Dy dasma në Prizren, policia gjobit përgjegjësit dhe i shpërndan të pranishmit
Foto: Ilustrim

Të dielën, policia në Prizren gjatë inspektimit të salloneve te dasmave për respektimin e masave anti-COVID, ka hasur në organizime familjare.

Siç njoftohet, policia ka reaguar menjëherë në bazë të vendimit të Qeverisë duke marrë masa ndaj organizatorit të cilit i është shqiptuar gjobë nga ana e policisë.

Po ashtu pronarit të sallonit të dasmës i është shqiptuar gjobë nga inspektorët e AVUK-ut, të njëjtit i është mbyllur biznesi (veprimtaria) deri në një vendim tjetër, ndërsa dasmorët të pranishëm janë shpërndarë.


Ne lidhje me këtë rast është dërguar patrulla policore nga Prizreni, e cila bashkë me personat është kthyer në Prizren, ku në stacion të Policisë në Prizren do të zhvillohet procedura ndaj tyre për shkelje të masava sipas ligjit anti Covid-19.

Policia ka intervenuar edhe në një rast tjetër rreth orës 17:30, perkatesisht në rrugën “Kasëmbeg” në Prizren, është raportuar një aheng familjar në shtëpi.

Në këtë rast është dërguar patrulla policore, ku pronarit i është shqiptuar gjobë nga ana e policisë, ndërsa të pranishmit janë shpërnda nga aty.

“Policia Rajonale në Prizren, vazhdimisht ka bërë thirrje për respekim të masave dhe ligjit për masat e veçanta dhe të përgjithshme të vendimit të Qeverisë dhe ligjit anti-COVID, andaj në të gjitha rastet do të veprojë në bazë të kompetencave ligjore dhe do të marrë masat adekuate përkatese”, thuhet në njoftim. /Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori