LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit derdhin “benzinë” mbi furgonin e policisë së New Yorkut – derisa policët gjendeshin brenda

Protestuesit derdhin “benzinë” mbi furgonin e policisë së New Yorkut – derisa policët gjendeshin brenda

Ky është momenti kur një protestues dyshohet se derdhi benzinë mbi një furgon të policisë së New Yorkut ndërsa policët ishin brenda, gjatë një demonstrate të dhunshme, pasi një polic vrau një burrë nga Bronx.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, protestuesit e “Black Lives Matter” janë mbledhur jashtë stacionit të policisë 46 në Bronx, Nju Jork, disa ditë këtë javë pasi Mike Rosado, 24 vjeç, u qëllua për vdekje nga oficerët jashtë detyrës.

Të premten, policia tha se njëri prej atyre demonstruesve mori një kuti të kuqe, shkoi drejt një furgoni të parkuar të policisë, i cili kishte oficerë brenda dhe filloi ta derdhte lëngun mbi automjetin.


Kamera e trupit e policisë tregon momentin e tmerrshëm që lëngu, i cili oficerët besonin se ishte benzinë, u hodh mbi çati dhe dritare në orën 22.32 minuta.

Videoklipi pastaj përfundon dhe policia i ka thënë New York Post se furgoni u largua para se të digjej.

Ata shtuan se protestuesi mund të përballet me akuza shtetërore dhe federale për veprimet e tij të supozuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Kalo në kategori