Marina e SHBA ka shpallur sot të vdekur 5 marinarë, gati një javë pasi helikopteri i tyre u rrëzua në oqeanin Paqësor. Sot operacionet e kërkim-shpëtimit u kthyen në operacione rekuperimi.
Zhvillimi vjen pas më shumë se 27 orëve kërkimesh të koordinuara dhe dhjetëra fluturime në kërkim të rrënojave të mjetit, thuhej në një deklaratë të Flotës amerikane të Paqësorit.
Emrat e marinarëve nuk janë publikuar deri në njoftimin e të gjithë familjarëve.
Pesë marinarë të tjerë u plagosën në bordin e aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln në kuvertën e së cilës po operonte helikopteri MH-60S para përplasjes.
Të plagosurit ishin sot në gjendje të stabilizuar, njoftonte lejtnant Samuel R. Boyle, në rolin e zëdhënësit të Flotës së Paqësorit.
Hetimet mbi shkaqet që sollën rrëzimin e mjetit rreth 112 kilometra larg brigjeve të San Diego vijojnë ende, por fakti që janë plagosur edhe marinarë në bordin e aeroplanmbajtëses, ngre dyshime nëse helikopteri i fatkeqësisë ka goditur edhe luftanijen gjigante.
Kur helikopterët ngrihen ose ulen mbi një luftanije, kjo asistohet nga trupat në tokë ose në kuvertë.
Marina tha se helikopteri ishte rrëzuar gjatë atyre që quante “operacione rutinë”.
Helikopterët e tipit MH-60S mbajnë zakonisht një ekuipazh prej katër vetësh dhe përdoren në mbështetje ndaj luftimeve, operacione ndihmash apo kërkim-shpëtimi. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇ'është fentanili që u bë shkas për tarifat e Trumpit dhe a përdoret në Kosovë?
Të paktën 10 të vdekur nga sulmi në Suedi, konfirmon policia
Trump nis procedurat për shuarjen e Departamentit të Arsimit
Kurdët me apel historik në drejtim të Erdoganit
Për herë të parë, SHBA me aeroplanë i dërgon migrantët në burgun e Guantanamos
Rusët kërcënojnë ushtarët e tyre me ekzekutim nëse nuk i kthejnë territoret e humbura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze