LAJMI I FUNDIT:

Zoran Milevski është në mesin e të lënduarve në aksidentin në rrugën Kërçovë – Gostivar

Zoran Milevski është në mesin e të lënduarve në aksidentin në rrugën Kërçovë – Gostivar

Raportohet se në mesin e të lënduarve në aksidentin e sotëm në rrugën Gostivar – Kërçovë, afër Strazhës është edhe i dënuari për rastin “Haraçi”, Zoran Milevski- Kiçeec, i cili vuan dënimin në burgun e Strugës.

Drejtori i burgut të Strugës, Valon Qula ka deklaruar për AIM se i burgosuri Kiçeec ishte liruar në afat kohor prej 11 gushti deri më 11 shtator, për shkak se nëna e tij ka qenë e sëmurë.


Ndryshe, në këtë aksident pati një viktimë dhe shtatë të lënduar. Katër prej tyre që kanë qenë në gjendje më kritike janë dërguar në në Klinikën e Shkupit.

“Tre pacientë, për shkak të dëmtimeve serioze janë dërguar në Klinikën e Shkupit. Më pas me shpejtësi për Shkup është nisur edhe një pacient”, njoftoi drejtori i Spitalit “Ferid Murat” në Gostivar, Jakup Jakupi.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:30./Telegrafi/