Policia e Kosovës është adresa e parë e cila rekomandohet të kontaktohet në raste të ndryshme penale.
Por. shpeshherë, ky institucion, i cili është i thirrur të mbrojë dhe të garantojë rend dhe siguri për qytetarët, bëhet temë diskutimi për shkak të përfshirjes së zyrtarëve të tij në vepra të ndryshme penale.
Njëjtë është edhe në rastin e trajtimit të dhunës në familje.
Qindra raste të dhunës në familje raportohen çdo vit nga qytetarët.
Brenda Policisë së Kosovës është e themeluar edhe Njësia e hetimeve për dhunë në familje. Të dhënat tregojnë se të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale në dy vitet e fundit kanë qenë edhe 29 zyrtarë policorë.
“Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në të dhënat zyrtare ju njofton nga 01.01.2019 deri 02.09.2021, janë regjistruar gjithsej 29 raste me numër penal me dyshimin për veprën penale “Dhuna në Familje””, thuhet në përgjigjen e IPK-së.
Madje të njëjtit shtojnë se duke iu referuar këtyre rasteve, 17 policë janë suspenduar nga puna ndërsa shtatë janë arrestuar.
Ndaj 20 zyrtarëve policorë është dërguar kallëzimi penal nga ana e IPK-së në prokuroritë kompetente, ndaj katër prej policëve janë dërguar raporte të veçanta ndërsa pesë lëndë janë në proces të hetimit.
Ditë më parë u raportua sesi një epror i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Qerim Rama, në vitin 2019 ishte dënuar nga Gjykata për dhunë në familje, e cila ndërlidhet edhe me veprën tjetër penale të kanosjes.
Eprori Rama e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij me fjalët “Do ta marr shpirtin e do ta vizatoj kryqin në ballë”.
Rama edhe pse i dënuar me kusht nga Gjykata ai edhe sot vazhdon të punojë në Policinë e Kosovës madje si epror, ndërsa KALLXO.com ka kërkuar sqarime për këtë çështje nga Policia.
Këta të fundit kanë thënë se ndaj rreshterit ka pasur edhe një vendim nga Komisioni Disiplinor, i cili funksionon në kuadër të Policisë së Kosovës.
“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se Komisioni i Brendshëm Disiplinor ka mbajtur seancën shqyrtuese për lëndën disiplinore ku si shkelës i supozuar ka qenë zyrtari në fjalë ku ndaj të njëjtit paneli disiplinor ka marr Vendim dhe i ka shqiptuar masën e rëndë disiplinore “Ndalesë në pagë 21% e pagës bruto për dy (2) muaj”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Se zyrtarët policorë ani pse të dyshuar për dhunë në familje vazhdojnë punën ende pa u penguar, e dëshmon edhe rasti për të cilin KALLXO.com ka raportuar vitin e kaluar.
Një rrëfim për kallxo.com ishte transmetuar në dhjetor të vitit 2020 deri sa një grua rrëfente dhunën fizike nga bashkëshorti i saj i cili sot punon si zyrtar policor pa ndonjë ndëshkim.
Gruaja rrëfente traumat dhe dhunën fizike deri te thyerjet e gjymtyrëve ndërsa i njëjti, siç mëson KALLXO.com, është recidivist (përsëritës) i veprave penale.
“Ngjarja e thyerjeve të gjymtyrëve ka ndodhur para dhjetë viteve edhe ka qenë eskalim i dhunës diçka e papërballueshme. Në sytë e tij kam vërejtur një tmerr të vërtetë që aty nuk ka përfundim diçka të mirë por diçka që kisha mujt me quajt me fatalitet po mos të kishte ardhur dikush prej fëmijëve dhe me ndërhy. Nuk kam mujt me thirrë kërkon sepse ai ma ka marrë telefonin edhe e ka hudh përtoke dhe e ka thy. S’kam mujt me thirrë policinë e as kërkon edhe pse ai vet punon aty dhe e din se si funksionojnë të gjitha gjërat. Çdo mjet komunikimi ma ka ndërpre dhe m’i ka mbyll dyert edhe krejt gjërat dhe ka vazhdu me ushtru dhunë fizike deri sa unë jam alivanosur. Në ndërkohë ka mbrri dikush prej fëmijëve dhe e ka hap derën më ka gjetë në qat gjendje deri sa kam përfunduar në spital”, rrëfeu në atë kohë gruaja e policit e cila e kishte denoncuar bashkëshortin disa herë te organet e rendit.
Madje hulumtime zbardhën edhe skandale të tjera se si gjatë trajtimit të një rasti në familje, Gjykata e Gjilanit -dega në Viti kishte shkelur rregullat e Kodit të Procedurës Penale duke e përballur një grua me burrin e saj i cili ishte arrestuar për dhunë në familje.
V.A. (gruaja) kishte marrë lëndime pasi ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj, i cili ishte me gradë major në FSK.
Prokuroria kishte kërkuar paraburgimin prej 30 ditësh për të dyshuarin ndërsa për ta zbutur situatën, në gjykatore ishte ftuar viktima e cila në një rast të paprecedent në drejtësi kishte kërkuar që burri i saj të mos burgosej.
Përveç rasteve ku zyrtarët policorë kanë qenë të përfshirë në dhunë në familje, ka raste ku të njëjtit kishin neglizhuar raportimet e dhunës në familje, të cilat përfunduan me fatalitet.
Valbona Ndrecaj së bashku me vajzën e saj në mbrëmjen e 7 gushtit 2018 ishin qëlluar për vdekje nga kryefamiljari Pjetër Ndrecaj.
Pjetër Ndrecaj në nëntor të vitit të kaluar ishte dënuar me 24 vjet burgim nga Gjykata e Gjakovës, ndërsa dy muaj më vonë atij i ishin shtuar edhe një vit e tetë muaj për rrahjen e ish-bashkëshortes së tij, Valbona Ndrecaj.
Lidhur me këtë rast ishin ngjallur dyshime për mostrajtimin e duhur të rastit nga ana e Policisë.
Inspektorati Policor i Kosovës më 17 janar 2019 kishte ushtruar kallëzim penal kundër tre zyrtarëve policorë.
Prokuroria fillimisht dyshonte se tre policët, në muajin qershor të vitit 2018 kishin keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë trajtimit të këtij rasti. Mirëpo disa muaj më pas Prokuroria e Gjakovës ka pushuar hetimet ndaj tre zyrtarëve policorë të dyshuar për veprën penale – keqpërdorim i detyrës zyrtare, me arsyetimin se nga dëshmitë e dëshmitarëve dhe nga provat materiale nuk është arritur të provohet se të pandehurit e kanë kryer veprën penale për të cilën dyshoheshin.
Sebahate Morina Sopi është një viktimë tjetër e dhunës në familje, e cila e kishte raportuar rastin paraprakisht disa herë në Polici, por e njëjta nuk kishte marrë mbrojtje ndërsa u vra nga bashkëshorti i saj në mars të këtij viti në lagjen “Kalabria” në Prishtinë./KALLXO.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Rrjetet sociale po marrin jetët e fëmijëve
“The Wall Street Journal”: Harrojeni Italinë, ja pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës i turistëve të zgjuar
Nikollovski: Përforcohet dinamika ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj