DaBaby është takuar me nëntë organizata të ndërgjegjësimit për HIV për të edukuar veten pasi bëri komente homofobike në festivalin “Rolling Loud” të Miamit.
Pasi reagimet e ashpra çuan në anulimin e shumë paraqitjeve të tij në koncerte këtë muaj, reperi 29-vjeçar dëgjoi historitë personale të atyre që “jetojnë me HIV”, sipas një njoftimi për shtyp të ndarë të martën, shkruan DailyMail.
Muzikanti gjithashtu diskutoi fakte në lidhje me sëmundjet seksualisht të transmetueshme nga grupet, të cilat kërkuan të “thërrisnin për ta edukuar në vend që të bënin thirrje për bojkotimin e tij”.
Në fillim të këtij muaji, 11 organizata të shquara të HIV/AIDS iu drejtuan reperit DaBaby, duke shpresuar të flisnin me të pas vërejtjeve të tij kontroverse.
Në një deklaratë, të marrë të martën nga “Variety”, organizatat shkruan: “Letra e hapur drejtuar reperit DaBaby ishte mënyra jonë për t’i dhënë atij të njëjtin hir që secili prej nesh do të shpresonte”.
“Gjatë takimit tonë, DaBaby u angazhua vërtet, kërkoi falje për komentet e pasakta dhe lënduese që bëri për njerëzit që jetojnë me HIV, dhe mori historitë tona personale dhe të vërtetën për HIV-in dhe ndikimin e tij në komunitetet e njerëzve me ngjyrë dhe LGBTI me respekt të thellë”, treguan përfaqësuesit e organizatave.
Letra vazhdoi të thoshte: “Ne e vlerësojmë që ai mori pjesë hapur dhe me padurim në këtë forum të njerëzve me ngjyrë që jetojnë me HIV, i cili i dha atij një mundësi për të mësuar dhe për të marrë informacion të saktë”.
Gati një duzinë grupe u mblodhën për t’i dërguar një letër të hapur reperit duke i kërkuar të përdorte “platformën dhe influencën e tij si njeri i famshëm për të shëruar plagë e jo për të dëmtuar më shumë”.
Vendasit e Cleveland ndezën zemërim pas vërejtjeve të tij homofobike dhe faktikisht të pasakta për burrat homoseksualë dhe të infektuarit me HIV gjatë kohës sa ai ishte në skenë në Miami më 23 korrik.
Që atëherë, ai është hequr nga festivalet e shquara, duke përfshirë festivalet e famshme si: Lollapolooza, New York’s Governors Ball, Austin City Limits, si dhe iHeartRadio.
Gjatë performancës së tij në “Rolling Loud”, reperi kishte bërë një deklaratë skandaloze duke iu kërkuar fansave të ndiznin dritat e telefonave të tyre, përveç atyre që janë të infektuar me HIV/AIDS, ose atyre që janë homoseksualë që kryenë marrëdhënie në parking.
Lidhur me këto deklarata skandaloze, ai mori vërejtje të rrepta nga të famshëm si kolegia e tij, Dua Lipa, me të cilën bashkëpunoi për hitin “Levitating”, si dhe nga këngëtarët e famshëm Elton John dhe Madonna. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![“Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani” – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-2-380x233.png)
“Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani” – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër
![Nicole Scherzinger shkëlqen në bikini, ndërsa karriera e saj në Broadway lulëzon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nicole-380x233.png)
Nicole Scherzinger shkëlqen në bikini, ndërsa karriera e saj në Broadway lulëzon
![“Unë jam Xheneta, shko fol te Gjesti”, përplasen ashpër në studio ish-banorja dhe Ronaldo](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-380x233.png)
“Unë jam Xheneta, shko fol te Gjesti”, përplasen ashpër në studio ish-banorja dhe Ronaldo
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.png)
"Unë jam Xheneta, shko fol te Gjesti", përplasen ashpër në studio ish-banorja dhe Ronaldo
![U përjashtua pas incidentit me Gjestin, reagimi i parë i G Banit: Më është prekur imazhi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-7-780x439.jpg)
U përjashtua pas incidentit me Gjestin, reagimi i parë i G Banit: Më është prekur imazhi
![Nicole Scherzinger shkëlqen në bikini, ndërsa karriera e saj në Broadway lulëzon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nicole-780x439.png)
Nicole Scherzinger shkëlqen në bikini, ndërsa karriera e saj në Broadway lulëzon
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![G Bani përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GJIBO-222-780x439.jpg)
G Bani përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4
![Xheneta për Gjestin: Është dashur të jetë i sinqertë më mua, të më thotë se nuk më ka dashur asnjëherë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-2-2-780x439.jpg)
Xheneta për Gjestin: Është dashur të jetë i sinqertë më mua, të më thotë se nuk më ka dashur asnjëherë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi