Pas situatës së rëndë me pandeminë, profesionistët shëndetësorë vlerësojnë se vaksinimi i detyrueshëm kundër COVID-19 është i domosdoshëm edhe në Kosovë. Disa shtete në botë tashmë veç kanë bërë të detyrueshëm imunizimin për disa kategori.
Italia është vendi i parë evropian që e bëri të detyrueshëm vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë.
Edhe në Francë, punëtorët shëndetësorë dhe zjarrfikësit e kanë për obligim që të vaksinohen.
Shtetet e Bashkuara, ndërkaq kanë marrë vendim që vaksina të bëhet e detyrueshme për të gjithë personelin e ushtrisë dhe po ashtu kanë lejuar që kompanitë, veç e veç, të vendosin nëse duan që punëtorëve të tyre t’ua kërkojnë dëshminë e vaksinës.
Së fundmi, Shqipëria është një nga vendet e rajonit ku është kërkuar që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm për disa kategori. Nga fillimi i muajit tetor vaksinimi i detyrueshëm është kërkuar të bëhet për stafin mjekësor, pedagogët dhe studentët.
Infektologu Hamdi Ramadani thotë për Radion Evropa e Lirë se stafi shëndetësor dhe policia duhet të jenë dy nga kategoritë më të rëndësishme për të cilët vaksinimi duhet të bëhet i detyrueshëm.
Deri më datën 31 gusht, mbi 74 për qind e policëve janë vaksinuar, sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ndërkaq, më 25 gusht më shumë se 72 për qind e mësimdhënësve dhe stafi tjetër në arsim janë të vaksinuar me një apo dy doza të vaksinës.
Infektologu Ramadani shton se në një të ardhme të afërt, vaksinimi i detyrueshëm do të duhej të bëhej edhe për të gjithë qytetarët.
“Kosova gjendet në një situatë të rëndë, në një situatë ku numri i të infektuarve është rritur dhe numri i vdekjeve është i lartë. Situata ka të ngjarë të përkeqësohet. Vendi ynë duhet të bëjë vaksinimin e detyrueshëm për disa kategori që punojnë në vijën e frontit me pandeminë”, thotë Ramadani.
Në Kosova situata me pandeminë është përkeqësuar. Numri i vdekjeve dhe rasteve të reja me COVID-19 ka shënuar rritje. Brenda tri ditëve të fundit Kosova ka regjistruar 82 raste të vdekjes. Kapacitetet spitalore raportohet se janë të mbingarkuara.
Çfarë ndikoi në shtimin e vdekjeve në Kosovë?
Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, i miratuar në gusht të vitit të kaluar, vaksinimin nuk e bën të obligueshëm.
Ndërkohë në nenit 26 të Kushtetutës së Kosovës thuhet se secili person ka të drejtën që të mos i nënshtrohet trajtimit mjekësor kundër vullnetit të tij/saj në pajtim me ligjin, të drejtën që të mos marrë pjesë në eksperimente mjekësore ose shkencore, pa pëlqimin paraprak të saj/tij.
Por, në një situatë me pandeminë në të cilën gjendet Kosova, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se vaksinimi i obligueshëm mund të thuhet se është në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjin për pandeminë.
“Në bazë të praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, çdo vendim, çdo masë që merret duhet të jetë proporcionale me të drejtat dhe liritë e njeriut. Duke parë për bazë numrin e madh të viktimave, kapacitetet e kufizuara për të ofruar trajtim për personat e infektuar, atëherë çdo masë që mund ta marrë qeveria mund të konsiderohet proporcionale në pajtim me ligjet në fuqi”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.
Kuvendi i Kosovës me miratimin e Ligjit për parandalimin e COVID-19, shton Miftaraj, i ka dhënë kompetencë Ministrisë së Shëndetësisë dhe autoriteteve tjera, që të marrin masat e nevojshme për të parandaluar pandeminë.
Më këtë ligj, Qeveria e Republikës së Kosovës obligohet që të sigurojë për të gjithë qytetarët vaksina të mjaftueshme kundër sëmundjes COVID-19.
Pas 13 shtatorit, vaksinim ose testi negativ për shërbyesit civilë
Ministria e Shëndetësisë nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë në lidhje më vaksinimin e detyrueshëm. Nga kjo ministri kanë theksuar vetëm një nga masat e Qeverisë së Kosovës, e cila në një formë, për disa kategori bën të obligueshëm vaksinimin.
Megjithatë, me masat e reja kundër COVID-19, nga 13 shtator 2021, të gjithë shërbyesit civilë obligohen të posedojnë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19 ose testin e shpejtë antigjen negativ, jo më të vjetër se 48 orë. Ky test zakonisht bëhet në laboratorët privatë dhe kushton rreth 10 euro.
Ndryshe, në sektorin publik llogaritet të jenë të punësuar rreth 85 mijë qytetarë.
Kosova ka administrua mbi 830 mijë doza të vaksinës kurse afër 300 mijë janë vaksinuar me të dy dozat, kurse terminët për vaksinim në platformën online gjenerohen varësisht prej stokut të vaksinave dhe ekipeve të vaksinimit që janë në dispozicion.
Qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë mendojnë se vaksinimi duhet të jetë i detyrueshëm.
Marsel Kqiku dhe Rexhep Borovci thonë se për të mbrojtur edhe të tjerët nga virusi, autoritetet shëndetësore duhet të marrin vendim që vaksinimi të jetë i detyrueshëm.
“Çdo ndërmarrje duhet të vendosë që pa e marrë vaksinën nuk mund të vish në punë. Të gjitha institucionet duhet të bëjnë këtë sepse ndryshe, disa (qytetarë) nuk do të vaksinohen. Unë jam vaksinuar edhe të tjerët duhet të bëjnë. Kemi shumë vdekje nga virusi”, thotë Kqiku.
“Për shëndetin e të gjithëve, vaksinimi duhet të bëhet i detyrueshëm”, thotë Borovci.
Organizata Botërore e Shëndetësisë konsideron se vaksinimi kundër COVID-19 është i domosdoshëm në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Sipas shumë studimeve të bëra, vaksinat ndikojnë në rritjen e imunitetit ndaj virusit dhe pasojave të rënda nga ky virus në rast të infektimit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
SPAK dyshon se u “tradhtua” në të paktën 12 raste
Një në 11 vdekje në Evropë ndodh për shkak të alkoolit, mjekët: 25% e shqiptarëve janë pijedashës
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit