LAJMI I FUNDIT:

Kourtney Kardashian dhe Kris Jenner shkëlqejnë përkrah partnerëve në shfaqjen e “Dolce & Gabbana” në Venecia

Kourtney Kardashian dhe Kris Jenner shkëlqejnë përkrah partnerëve në shfaqjen e “Dolce & Gabbana” në Venecia

Kourtney Kardashian ka qenë njëra ndër yjet e tjera botërore e pranishme në shfaqjen e “Dolce&Gabbana” të mbajtur në Venecia të Italisë.

Ajo ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Travis Barker si dhe nga e ëma Kris Jenner, e cila po ashtu po shoqërohej nga partneri i saj, Corey Gamble.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” u shfaq e mrekullueshme me një fustan të shkurtër të zi dhe me një palë doreza të tilla.


Kourtney Kardashian dhe Travis Barker (Foto: GC Images)

Partneri i 42 vjeçares në anën tjetër kombinoi ‘look’-un me Kourtney me një kostum të zi, ndërsa po mbante një palë syze të zeza në formë të veçantë.

Nëna e të famshmëve, Kris, 65 vjeçe, kishte të veshur një kostum elegant rozë dhe një palë këpucë të po së njëjtës ngjyrë.

Bebe Rexha mahnit me një tjetër dukje nga Venecia në fustanin me printe gjarpri
Lexo po ashtu Bebe Rexha mahnit me një tjetër dukje nga Venecia në fustanin me printe gjarpri

I dashuri i saj, 40 vjeç, gjithashtu u vesh me kostum të zi e me këmishë të bardhë.

Kris Jenner dhe Corey Gamble (Foto: GC Images)

Të tjerë artistë që morën pjesë në këtë eveniment ishin: Jennifer Lopez, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, aktori Vin Diesel etj.

Në ngjarjen e popullarizuar u prezantuan shfaqje të ndryshme nga koleksionet e Alta Moda, Alta Sartoria dhe Alta Orologeria.

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker (Foto: GC Images)

Koleksioni është përqendruar në historinë dhe traditat artistike të qytetit të famshëm lundrues./Telegrafi/

Kris Jenner dhe Corey Gamble (Foto: GC Images)