LAJMI I FUNDIT:

Regjimi i Lukashenkas mbyll Shoqatën bjelloruse të Gazetarëve, vjen reagimi i OSBE-së

Regjimi i Lukashenkas mbyll Shoqatën bjelloruse të Gazetarëve, vjen reagimi i OSBE-së

Regjimi i presidentit bjellorus Aleksandar Lukashenko po vazhdon t’i hakmerret medieve të pavarura në vend.

Ku mes shkeljeve të vazhdueshme të së drejtës për lirinë e shprehjes dhe lirisë së medias në Bjellorusi, përfaqësuesja e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro ka shprehur keqardhje për vendimin e autoriteteve për të mbyllur Shoqatën bjelloruse të Gazetarëve (BAJ).


“Për më shumë se 25 vjet, Shoqata bjelloruse e Gazetarëve, në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare dhe Evropiane të Gazetarëve është fituese e çmimeve të ndryshme ndërkombëtare për angazhimin e saj ndaj parimeve gazetareske, ka punuar për të mbrojtur dhe avokuar për të drejtat e punonjësve të medias në Bjellorusi”, tha Ribeiro.

“Ne e dënojmë këtë fushatë kundër BAJ, e cila për fat të keq arriti kulmin në mbylljen e saj dhe përsëri u bëjmë thirrje autoriteteve të zbatojnë plotësisht të gjitha angazhimet e OSBE-së dhe detyrimet ndërkombëtare të vendit në lidhje me lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias”, vijon ajo.

Më 27 gusht, një padi të ngritur nga Ministria bjelloruse e Drejtësisë, Gjykata Supreme urdhëroi shpërbërjen e BAJ-it për pretendimin e shkeljes së legjislacionit për shoqatat publike.

Vendimi vjen pas inspektimit në shkallë të gjerë të aktiviteteve të BAJ, kontrollit të zyrave, konfiskimit të dokumenteve e pajisjeve dhe bllokimin e xhirollogarive bankare nga autoritetet.

Përfaqësuesi i OSBE -së për Lirinë e Medias vëzhgon zhvillimet e mediave në të 57 shtetet pjesëmarrëse në organizatë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Konfirmohet se ka vdekur edhe një peng izraelit

Konfirmohet se ka vdekur edhe një peng izraelit

Azia
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori