LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha mori vëmendje edhe në natën e dytë të shfaqjes së ‘Dolce&Gabbana’, mahnit me fustanin me zinxhir dhe stilin e flokëve

Bebe Rexha mori vëmendje edhe në natën e dytë të shfaqjes së ‘Dolce&Gabbana’, mahnit me fustanin me zinxhir dhe stilin e flokëve

Këngëtarja me prejardhje nga Dibra, Bebe Rexha, prej disa ditësh ndodhet në Venecia të Italisë për shfaqjen e modës të organizuar nga Dolce&Gabbana.

Ajo edhe në paraqitjen e radhës mahniti me dukjen dhe ansamblin e veçantë që kishte zgjedhur.

Artistja, e cila sot mbush plot 32 vite, vuri në pah linjat trupore në një fustan me zinxhir të argjendtë.


Bebe Rexha (Foto: Backgrid)

E njëjta po ashtu mbante edhe një të tillë përreth qafës në të cilën shkruan ‘SEX’, koleksioni i ri i markës ‘D&G’.

Dukjen e plotë e kompletoi me flokë të kapura në stilin e një rokereje dhe me një palë take ngjyrë argjendtë.

Bebe Rexha bëri një hyrje madhështore krah të dashurit në ndejën e Dolce & Gabbana në Venecia
Lexo po ashtu Bebe Rexha bëri një hyrje madhështore krah të dashurit në ndejën e Dolce & Gabbana në Venecia

Ngjarja dy-ditore e modës do të shfaqë koleksionet më të fundit të brendeve: Alta Moda, Alta Sartoria, Alta Gioielleria dhe Alta Orologeria.

Bebe Rexha (Foto: Backgrid)

Bebe gjithashtu ka qenë e pranishme në natën e parë, atë të së shtunës së bashku me partnerin e saj, regjisorin Keyan Safyari.

Para shfaqjes, ylli tërhoqi vëmendje me disa poza të tjera në njërën prej të cilave po mbante gjoksin me duar.

Bebe Rexha (Foto: Backgrid)

Të famshmit e tjerë të pranishëm në këtë eveniment janë edhe: Jennifer Lopez, Sharon Stone, Sean ‘Diddy’ Combs dhe tre vajzat e tij adoleshente, Heidi Klum, Jennifer Hudson, Kris Jenner, Kitty Spencer, Sydney Sweeney etj. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Backgrid)

Në trend Magazina

Më shumë
Avantazhi si kapitene e javës - Gresa dërgon në televotim Drenushën dhe Xhenetën, njëra prej tyre largohet sonte

Avantazhi si kapitene e javës - Gresa dërgon në televotim Drenushën dhe Xhenetën, njëra prej tyre largohet sonte

Magazina
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të luftoj kundër tij, kurrë nuk do të bëhemi më bashkë

Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të luftoj kundër tij, kurrë nuk do të bëhemi më bashkë

Magazina
Teuta Selimi ndahet nga burri?

Teuta Selimi ndahet nga burri?

Magazina
Deklarata për Gresën, banori i ri merr një dënim nga Vëllai i Madh

Deklarata për Gresën, banori i ri merr një dënim nga Vëllai i Madh

Magazina
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big Brother

Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big Brother

Magazina
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është në rregull, nuk ka pasur tentativë nga personat e tjerë që të më kontaktojnë

Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është në rregull, nuk ka pasur tentativë nga personat e tjerë që të më kontaktojnë

Magazina
Kalo në kategori