LAJMI I FUNDIT:

Paradokset e Perëndimit, deri në vitet 1980-‘90: Përdhunimet e ligjshme të grave në Evropë!

Paradokset e Perëndimit, deri në vitet 1980-‘90: Përdhunimet e ligjshme të grave në Evropë!
Franca Viola

Nga: Daut Dauti

Në vitin 1966 në Itali, në një fshat të Sicilisë, ndodhi një rast i zakonshëm, por që e tronditi opinionin publik. Një 23 vjeçar, i quajtur Filippo Melodia, e kidnapoi një vajzë 17 vjeçare, e cila quhej Franca Viola. Filippo ia kishte vënë syrin që herët Francas, sepse ishte shumë e bukur. Por, ajo e refuzoi Filippon dhe nuk donte të martohej me të. Mirëpo, Filippo mendoi se e kishte gjetur zgjidhjen.

Sipas ligjit, nëse ai e përdhunonte Francan, mund të martohej me të. Ky ligj ishte nxjerrë në Francë gjatë shekullit XIX dhe kishte depërtuar në shumë vende, përfshirë Italinë. Ligji kishte për qëllim që pas përdhunimit të vajzave, që ishin të shumta, të mbylleshin problemet. Vajzat e përdhunuara nuk kishin rrugëdalje tjetër pos të martoheshin me përdhunuesit e tyre. Përndryshe, mbeteshin me njolla  dhe të poshtëruara tërë jetën dhe nuk mund të martoheshin se nuk ishin të virgjëra, siç e donte koha.


Prandaj, kur ndodhte përdhunimi, policia shkonte e pyeste vajzën e përdhunuar nëse do të martohej me përdhunuesin. Natyrisht, që të gjitha vajzat pranonin dhe përdhunuesi nuk dënohej. Në këtë ligj kishte llogaritur Filippo Melodia kur e rrëmbeu dhe e përdhunoi një javë rresht Franca Violan. Pse të kundërshtonte ajo? Tekefundit, Filippo ishte edhe nip i një mafiozi të rrezikshëm të Sicilisë.

Kur policia shkoi ta pyeste Francan, ajo u përgjigj:” Jo, unë nuk martohem me përdhunuesin tim”. Kjo ishte një befasi e madhe. Ishte femra e parë në Itali, me siguri edhe në Evropë, e cila guxoi t’i thoshte jo martesës së këtillë. Prandaj, e tërë Italia u alarmua dhe mediat e përcollën këtë ngjarje në detaje. Nga presioni medial, gjykata e dënoi Filippo Melodian me 11 vjet burg. Ky ishte edhe dënimi i parë i kësaj natyre në Itali.

Ky rast krijoi një kundërshtim të madh të opinionit ndaj këtij ligji. Por, Italia nuk e hoqi këtë ligj deri më 1981. Madje, në Francë ky ligj ka qenë në fuqi deri më 1994 kur Parlamenti i këtij vendi, nën presion të intelektualëve dhe organizatave të të drejtave të njeriut, u detyrua ta hiqte nga fuqia. Pra, deri në këtë kohë, në këto vende evropiane përdhunimi i grave ka qenë i sanksionuar me ligj, por i lidhur me kushtin e martesës.

Në shekullin XIX këtë ligj e kishte marrë nga Franca edhe Perandoria Otomane, me qëllim të modernizimit të sistemit të saj juridik. Në disa vende të Lindje së Mesme, siç është Libani, ky ligj ishte në fuqi deri më 2017. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Në nder të Sylvia Plathit

Në nder të Sylvia Plathit

Analiza
Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjala+
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kulture
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Kalo në kategori