LAJMI I FUNDIT:

Gjini: Nuk po raportohet saktë numri i vdekjeve nga COVID-19, Gjakova posedon numër të vogël të vaksinave

Gjini: Nuk po raportohet saktë numri i vdekjeve nga COVID-19, Gjakova posedon numër të vogël të vaksinave

Nënkryetari i AAK-së me kritika të ashpra ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për menaxhimin e pandemisë.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini thotë se në Komunën e Gjakovës ka rënë ndjeshëm numri i vaksinimeve pasi sipas tij ka mungesë të vaksinave.


“Nga 1700 doza të vaksinimit në ditë deri para një jave, qendra e vaksinimit në Gjakovë tani i jep më pak se 500. Punëtorët shëndetësorë ishin të gatshëm të punojnë edhe të dielave por nuk u lejuan, me pretekstin se nuk lëshohet SISH”, ka shkruar Gjini në Facebook.

I pari i Gjakovës thotë se kryetarët e komunave e dinin se nuk ka vaksina, por nuk flisnin sepse nuk donin ta rëndonim gjendjen.

Gjini, ka hedhur dyshime edhe mbi numrin e raportuar të vdekjeve si pasojë e coronavirusit.

Gjini thotë se rastet e vdekjeve qëllimisht janë shtyrë për disa ditë, por sipas tij tashmë që janë grumbulluar vdekjet “gënjeshtrat dolën në shesh”.

“E dinim se rastet e vdekjeve nuk raportoheshin saktë. Numri i vërtetë nuk është raportuar, duke i shtyre raportimet për disa ditë, ndërsa tani kur rastet janë grumbulluar, dalin shifrat në shesh.

Shumica prej nesh jemi kursyer nga komentet, vetëm për të mos e politizuar tragjedinë që na ka kapluar, por qeveria po bën politikë. Shumë keq!”

Gjini thotë se është kulmi i hipokrizisë të kërkosh nga qytetarët të vaksinohen kur nuk ka vaksina.

“Sonte hipokrizia shpërtheu!! Kërkojnë nga qytetarët që të vaksinohen, thuajse qytetarët po refuzojnë të vaksinohen!?

Qytetarët nuk po mund të sigurojnë termine për vaksinim, kjo është e vërteta.

T’i fajësosh qytetarët kështu?? Kulmi i hipokrizisë”, ka shkruar më tej nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori