111 shtetasit e parë nga Afganistani kanë arritur në orët e mbrëmjes në Kosovë, të cilët do të vendosen në ish-kampin e Bechtel Encha, pranë Bondstilit amerikan.
Kjo është bërë e ditur sonte nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla në një konferencë për media në aeroportin e Prishtinës, pas arritjes së grupit të parë të afganëve të larguar nga konflikti në Afganistan.
Grupi që arriti në Kosovë përmes Aeroportit “Adem Jashari” janë gra, fëmijë e pleq, familjarë te bashkëpunëtorëve të NATO-s në Afganistan.
Ky është vetëm grupi i parë ndërkohë nesër pritet të arrijnë edhe afgan te tjerë, të cilët do të strehohen përkohësisht në Kosovë.
Ata u pritën nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ky i fundit bëri të ditur se të ardhurve nga Afganistani do t’u bëhet testi për COVID-19 dhe se do të aplikohet karantinimi për personat që dalin pozitivë.
“Numri i shtetasve që erdhën sonte në Kosovë janë 111. Në mesin e tyre kemi parë një numër të madh të fëmijëve, gra dhe pleq, të cilët janë familjarë të bashkëpunëtorëve të NATO-s në Afganistan. Do të vendosen në ish-kampin e Bechtel Enca dhe do të jenë vetëm grupi i parë i shtetasve afganë që do t’i strehojmë. Fluturimet e ardhshme priten të ndodhin qysh nesër. Kemi konfirmimet e radhës për aterrimet e ardhshme. Është çështje e organizimit të aleatëve tanë sa i takon nisjes së aeroplanëve të tyre për në Kosovë… Numri nuk është përcaktuar saktë, por nuk do të jetë i madh, i cili do të jetë i papërballueshëm për ne”, ka thënë Sveçla.
Ai ndërkaq ka folur edhe rreth ndihmës mjekësore që mund t’iu ofrohet refugjatëve afganë duke pasur parasysh gjendjen me pandeminë koronavirus.
“Në momentin që po flasim, tashmë ekipet tona mjekësore po bëjnë testimin për COVID-19 të këtyre refugjatëve dhe nëse kemi ndonjë rast që është me COVID-19 do të procedohet sipas protokolleve të shëndetësisë. Ne kemi përgatitur edhe hapësirat për karantinë. Kemi përgatitur edhe hapësira për vaksinim. Hapësirat janë te terminali i vjetër i Prishtinës dhe do të përcillen te lokacione të tjera”, ka thënë Sveçla./kp/Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Sonte tërmet në Maqedoni
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para