LAJMI I FUNDIT:

Biden “bënë një sy gjumë” gjatë takimit me kryeministrin izraelit

Biden “bënë një sy gjumë” gjatë takimit me kryeministrin izraelit

SHBA dhe Izraeli forcuan partneritetin e tyre gjatë një takimi midis presidentit, Joe Biden dhe kryeministrit, Naftali Bennett në Shtëpinë e Bardhë.

Biden duhej të takohej me Bennett të enjten, ndërsa Shtëpia e Bardhë e shtyu atë për të premten pas sulmeve vdekjeprurëse në aeroportin e Kabulit, të cilat vranë 13 trupa amerikane dhe plagosën 18.

“Ishte një nder të mirëpres kryeministrin izraelit Naftali Bennett sot në Shtëpinë e Bardhë. Ne forcuam partneritetin e qëndrueshëm midis dy kombeve tona dhe nënvizuam angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit”, tha Biden në një postim në Twitter.


Në takim, çështjet e rëndësishme u diskutuan nga dy udhëheqësit. Sidoqoftë, një shembull nga takimi u bë viral për një arsye qesharake.

Në një video që po shpërndahet gjerësisht në mediat sociale, Biden ulet me sy të mbyllur dhe kështu, duket se fle për disa minuta ndërsa Bennett flet me të. /Telegrafi/

https://twitter.com/jdroy_/status/1431824943470153735