Një ditë para 30 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryesinë e Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Zhdukur të Kosovës
Sipas njoftimit të qeverisë në këtë takim ishin kryetari Ahmet Grajçevci dhe anëtarët Haki Kasumi, Xhemile Morina, Kumrije Karaqica dhe Salih Muhaxheri.
Kryetari Grajçevci e njoftoi kryeministrin Kurti për aktivitetet dhe punën që ka bërë Këshilli për të ndihmuar zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë në luftën çlirimtare.
Grajçevci ia shprehu gjithë përkrahjen kryeministrit Kurti për angazhimin dhe priroritetin që ia ka dhënë çështjes së personave të zhdukur në takimet që ka patur me presidentin e Serbisë në Bruksel. Ai tha se e konsiderojnë shumë të drejtë kërkesën e kryeministrit Kurti për hapjen e arkivave të Serbisë sepse, siç tha ai, krimet që kanë kryer forcat serbe të sigurisë në Kosovë, janë bërë me urdhër komandues dhe bartja e fshehja e kufomave është administruar nga shteti serb.
Kryesia e Këshillit tha se e përkrahin plotësisht kërkesën e kryeministrit Kurti për largimin e Veljko Odalloviqit nga udhëheqja e Komisionit Qeveritar të Serbisë për të Zhdukurit. Sipas tyre, Odalloviqi si ish-zyrtar i lartë i Serbisë në Kosovë ka njohuri për vendndodhjen e varrezave, por nuk është treguar konstruktiv në bashkëpunim. Kryesia e Këshillit e njoftoi kryeministrin edhe për përgatitjet që i kanë bërë organizatat dhe asociacionet për shënimin e Ditës Ndërkomëbtare për Personat e Zhdukur.
Kryeministri Kurti e njoftoi Kryesinë e Këshillit për insistimin e tij të vazhdueshëm në çdo takim me zyrtarë ndërkombëtarë dhe në takimet me zyrtarët e lartë të Serbisë për hapjen e arkivave dhe nxjerrjen e informatave edhe për vendvarrezat e tjera në Serbi, ku dyshohen se janë fshehur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Ai tha se tashmë ka filluar procedura e amandmentimit të Ligjit për personat e zhdukur dhe se pritet të shkojë në Kuvend brenda vitit.
Në takim ishin të pranishëm edhe kryetari i Komisionit Qevevritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, . Furtuna Sheremeti dhe këshilltarja ligjore e kryeministrit, Tea Blakaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale