LAJMI I FUNDIT:

Spitalet të stërmbushura me pacientë me COVID-19, Krasniqi: Po detyrohemi të organizojmë shtretër shtesë

Spitalet të stërmbushura me pacientë me COVID-19, Krasniqi: Po detyrohemi të organizojmë shtretër shtesë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet rajonale po mjekohen mbi 1,000 pacientë me coronavirus, shumica në gjendje të rëndë dhe me oksigjeno-terapi.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës Valbon Krasniqi thotë se po detyrohen të organizojnë shtretër shtesë.


“Ne sot kemi 1,139 pacientë që po marrin trajtim në klinikat e QKUK-së dhe në shtatë spitalet e përgjithshme në Kosovë. Ky numër tani ka kaluar numrin prej 1, 010 pacientësh që e kemi pasur në pikun e pandemisë gjatë nëntorit të vitit të kaluar”, tha Krasniqi për RTV21.

Më tej ai tha se tashmë po detyrohen të kërkojnë shtretër dhe hapësira shtesë brenda klinikave.

“Po na duhet të organizojmë shtretër shtesë, të kërkojmë hapësira të tjera për të shtuar këto kapacitete. Ne nuk mund të garojmë me virusin, se sa mund të infektojë virusi. Ne nuk duhet të kërkojmë shtretër shtesë, por duhet ta ndalim virusin”, tha ai.

Infektologu Krasniqi tha se ndalja e virusit bëhet vetëm përmes vaksinimit dhe respektimi i masave mbrojtëse nga secili qytetar.

Ai tha se relaksimi i situatës në tre muajt e fundit, ka ndikuar që të kemi një përhapje kaq të madhe të virusit kohët e fundit.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori