Maqedonia e Veriut ka miratuar Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi ku përfshihet edhe mbrojtja institucionale ndaj çfarëdo diskriminimi mbi baza gjinore dhe orientimi seksual. Por, përfaqësuesit e komunitetit LGBTI thonë se shoqëria maqedonase mbetet ende e mbyllur, kur bëhet fjalë për pranimin e këtij komuniteti,
Përfaqësuesit e këtij komuniteti, si më shqetësuese e shohin faktin që institucionet shtetërore nuk kanë njohur dhe shkathtësi të duhura për ta ndihmuar komunitetin LGBTI, veçanërisht kur bëhet fjalë gjatë prishjes së raporteve familjare.
Nga organizata që mbron të drejtat e komunitetit LGBTI, “Subverzive Front”, thonë se personat që deklarohen publikisht që i përkasin këtij komuniteti, paragjykohen nga shoqëria dhe në anën tjetër, institucionet nuk veprojnë në nivelin e duhur.
Antonio Mihajllov nga kjo organizatë, thotë për Radion Evropa e Lirë se pavarësisht se janë miratuar ligje për avancimin e të drejtave të komunitetit LGBTI, institucionet nuk kanë njohuri që ta ndihmojnë këtë komunitet, kur ata kanë nevojë.
“Kemi më shumë probleme rreth asaj se si organet e policisë veprojnë pas denoncimeve për shkeljen e të drejtave të komunitetit LGBTI. Njëherësh kemi shumë probleme me prokurorinë, që nuk i zgjidhë lëndët që kanë të bëjnë me përhapjen e gjuhës së urrejtjes ndaj këtij komuniteti, që dekurajon përfaqësuesit e këtij komuniteti të denoncojnë rastet e diskriminimit”, thotë Mihajllov.
Ndërkaq, Bekim Asani, kryetar i organizatës “United Tetovë”, që merret me të drejtat e komunitetit LGBTI, thotë se gjendja e këtij komuniteti në rajonet e banuara me shumicë shqiptare është edhe më e vështirë.
Ai tregon se personalisht në shumë raste ka ndierë presionin e shoqërisë, por ai thotë se më e dhimbshme është se pjesë e këtij presioni vendosen edhe anëtarët e familjes, siç është rasti me nënën e tij.
Sipas Asanit duhet që partitë politike të kenë guximin dhe hapur të mbrojnë të drejtat e këtij komuniteti.
“Politikanët duhet dhe është morale që t’i mbështesin të gjitha grupet e margjinalizuara pa marrë parasysh bindjet e tyre politike apo ideologjike. Derisa ne po aspirojmë Bashkimin Evropian, duhet pasur parasysh që BE-ja ka disa vlera universale dhe ato vlera, mbi të gjitha kanë respektimin e të drejtave të njeriut”, thotë Asani.
Ndërkaq, Marija Konstadinova thotë se vajza e saj për shumë vite, në forma të ndryshme kishte tentuar t’i tregonte për orientimin e saj seksual, por vetëm para tri vjetësh kishte marrë guximin t’i tregonte se i përkiste komunitetit LGBTI.
Konstadinova thotë se asnjë prind nuk shprehet i entuziazmuar të mësojë për orientimin seksual të fëmijëve të tyre, por ajo bën thirrje që prindërit të pranojë fëmijët e tyre dhe t’i mbështesin ata. Ajo tregon se mori pjesë në Paradën e Krenarisë që u mbajt në Shkup.
“Isha shumë e lumtur dhe nuk gabova që gjithë këtë gjë e pranova si shumë normale”, tregon ajo.
Më 2020, Maqedonia e Veriut miratoi Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi. Por, aktivistët e të drejtave të komunitetit LGBTI thonë se institucionet kanë shumë punë për të bërë, pasi shoqëria maqedonase nuk e pranon ende këtë komunitet. Lidhur me këtë, sipas një hulumtimi të kryer nga Instituti për të Drejtat e Njeriut, mbi 70 për qind e qytetarëve të anketuar në Maqedoninë e Veriut janë shprehur se homoseksualitetin e konsiderojnë sëmundje.
Në bazë të këtij hulumtimi, që është realizuar në tetor të vitit 2020, dy e treta e qytetarëve të anketuar kanë thënë se nuk dëshirojnë të punojnë me ndonjë pjesëtarë të komunitetit LGBTI./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles