Rreth orës tetë të mëngjesit, kur dielli i gushtit ngrihet lart, hija bëhet diçka e kërkuar në një pompë derivatesh pranë Adaševci.
Është stacioni i parë i karburantit pas hyrjes në Serbi nga Kroacia, ku, pasi presin në kolonat e verës, shumë dalin “për të shtrirë këmbët” dhe për të mbushur veturat e tyre me benzinë pak më të lirë.
Nën hijen e një peme, pranë një makine me regjistrim gjerman, katër persona po hanë mëngjes dhe bisedojnë në gjuhën shqipe, kështu që do të vazhdojnë drejt Kosovës.
A është e vërtetë që policia kufitare serbe u kërkon ryshfet sa herë që hyjnë në Serbi?
“Na marrin dhjetë euro. Unë u përpoqa të jepja pesë, dhe ai më tha ‘është pak’”, ka thënë një nga shqiptarët, me origjinë nga zona e Prishtinës, për reporterin e DW, përcjell Telegrafi. “Epo, nuk është shumë, por nuk është përsëri në rregull”.
Duke gjykuar nga dëshmia e një duzine qytetarësh të Kosovës, me të cilët DW ka rënë në kontakt, taksa e rrugës në kufi nuk është një përjashtim, por një rregull, kryesisht në vendkalimet midis Serbisë dhe Kroacisë ose Hungarisë.
Ndonjëherë një oficer policie që kontrollon dokumentet haptazi kërkon para, ndonjëherë njerëzit vendosin dhjetë euro në pasaportën e tyre sepse e dinë që shkon kështu, shkruan më tej DW në gjuhën serbe.
Një nga njerëzit që e kaluan atë, shkroi në Twitter se ata që refuzojnë të paguajnë, kërcënohen me disa orë pritje.
Nën pretekstin e kontrolleve shtesë, njerëzit ndahen dhe largohen derisa policia kufitare të ketë mëshirë.
Kjo është arsyeja pse ryshfeti – shuma e të cilit duket të jetë vendosur në dhjetë euro për person – paguhet në masë si nga ata që udhëtojnë me autobus ashtu edhe ata që udhëtojnë me makinë.
Dokumentet si justifikim
Një polic me përvojë, i cili ka arrestuar roje kufitare dhe doganierë të korruptuar shumë herë si pjesë e Sektorit të Kontrollit të Brendshëm, ka thënë tha për DW se nuk është i befasuar që është vendosur një tarifë uniforme.
“Është një shifër që nuk i shkakton shumë dëm askujt dhe është e lehtë të pajtohesh të paguash. Të gjithë marrin pjesë në të – nga komandanti i stacionit, deri te polici i fundit”.
“Ekziston një lloj kolegialiteti dhe solidariteti. Askush nuk do të raportojë një koleg. Ai mur i heshtjes nuk është i lehtë të shpërthehet. Por ata të gjithë janë të vetëdijshëm se një ditë do të bien. Ata nuk janë kriminelë, ata janë të ndryshëm. Kur bien, ata thonë ‘dreq vëlla, e dija që do të bija, por më duheshin para për këtë apo atë'”, ka thënë një burim për DW, përcjell Telegrafi.
Por, siç shton ai, në mënyrë që punonjësit e policisë të korruptuar të “pushohen”, dikush duhet t’i raportojë ata, dhe pastaj të dëshmojë.
Dhe shumica e njerëzve që sapo kalojnë nëpër Serbi e shohin atë si humbje kohe.
Ndërkohë, disa bashkëbisedues të DW refuzojnë interpretimin se ky është një trajtim i motivuar politikisht për shqiptarët e Kosovës.
Pavarësisht këtyre, Ministria e Punëve të Brendshme në Beograd ka injoruar pyetjen e DW nëse ata janë në dijeni të kësaj praktike dhe çfarë po bëjnë në lidhje me të.
Probleme me pasaportën e Kosovës
Analisti politik kosovar Shpetim Gashi kujton se Bashkimi Evropian ende nuk e ka përmbushur premtimin për udhëtim pa viza për qytetarët e Kosovës, gjë që e bën çdo dalje nga vendi të shtrenjtë dhe të komplikuar.
Në Prishtinë, rreth 90,000 aplikime për viza paraqiten çdo vit, dhe rreth tre milionë euro derdhen në arkën e ambasadave të huaja.
Gashi gjithashtu di për pagesën e ryshfeteve në kufirin serb.
“Ndonjëherë e quaj një ryshfet vullnetar, sepse paguhet paraprakisht, si masë parandaluese për të shmangur pritjen”, ka thënë ai për DW, përcjell Telegrafi.
Edhe pse disa e quajnë këtë korrupsion “të imët”, supozohet se miliona euro do të dalin nga xhepat e udhëtarëve dhe do të derdhen në xhepat e një numri relativisht të vogël policësh.
Disa vlerësime thonë se rreth gjysmë milioni njerëz me dokumente të Kosovës jetojnë në Evropën Perëndimore, dhe pothuajse të gjithë ata që udhëtojnë me rrugë në atdheun e tyre udhëtojnë nëpër Serbi dhe paguajnë haraç. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Transportuesit privat sërish në rrugët e Shkupit, por jo me kapacitet të plotë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Bastisje në Kumanovë, ndalohet një person për posedim të armëve
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A