Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk ka emëruar asnjë ambasador, ndonëse tre muaj më parë janë shkarkuar 13 ambasadorë, e të cilët sipas afateve kohore pritet të kthehen në Kosovë deri të martën.
Për kthimin e tyre ishte deklaruar edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e cila ishte shprehur se ata e përfundojnë mandatin në fund të muajit gusht.
E megjithatë, kjo ministri ende nuk ka propozuar asnjë emër për ambasadorë.
Përmes një përgjigje për Telegrafin, si edhe një muaj më parë, edhe kësaj radhe ka thënë se brenda pak ditësh do të bëhen të ditura detaje lidhur me emërimet.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), është në fazën e finale të përmbylljes së këtij procesi. Të gjitha detajet lidhur me emërimin e ambasadorëve do të bëhen të ditura për opinionin brenda pak ditësh”, thanë në një përgjigje në MPJD.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Jashtme tha se nuk do të ketë vakum institucional edhe pse janë liruar nga detyra 13 ambasadorë politikë.
Ajo tha se vendimin për lirimin nga detyra të 13 ambasadorëve politikë e kanë marr pasi e kanë menduar mirë procesin, ndërsa emërimi i të rinjve do të bëhet deri në muajin gusht.
“Vendimet i kemi marr pasi jemi menduar mirë dhe konsiderojmë se është hap drejt reformës….Vakum institucional nuk do të ketë”, tha Gërvalla, raporton Telegrafi.
Lidhur me rastin në Australi, ku shteti i Kosovës ishte i përfaqësuar vetëm nga ambasadori dhe nuk ka staf tjetër, ajo tha se këtë e kanë trashëguar nga qeverisja e kaluar.
“Australinë e kam të trashëguar… E vetmja që na mbetet është që të emërojnë ambasador të ri”, tha ministrja duke shtuar se do ta emërojnë brenda afatit të caktuar.
Ndryshe, më 19 maj të këtij viti Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) i ka propozuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të lirojë nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të cilët janë të emëruar politikisht.
Në mungesë të tyre, të ambasadorëve nëpër ambasadat në Kosovës, sipas Ligjit ata zëvendësohen nga diplomati tjetër me rangun më të lartë me shërbim në atë mision diplomatik, i cili merr detyrën e të ngarkuarit të përkohshëm me punë (Chargé d’Affaires ad interim).
Mirëpo, Ministria e Punëve të Jashtme mund të vendosë të dërgoj një person tjetër me rangun Ambasador, nga radhët e diplomatëve të karrierës, për të kryer detyrën e të Ngarkuarit me Punë deri në dërgimin e Ambasadorit të ri (siç është rasti i dërgimit të Ambasadorit Valdet Sadiku, si i Ngarkuar me Punë në Uashington).
Megjithatë, të Ngarkuarit me Punë, pavarësisht nëse mbajnë gradën e ambasadorit, nuk janë të akredituar tek Kreu i Shtetit, prandaj edhe tërheqja e ambasadorit konsiderohet ulje e përfaqësimit në nivel të Ngarkuarit me Punë.
Ndërkaq, një ditë pasi propozoi shkarkimin e ambasadorëve politik, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla kishte thënë se shkarkimi i ambasadorëve të emëruar politikisht është vetëm një hap drejt reformave që do të bëjnë në shërbimin diplomatik.
Gërvalla tha se do të vazhdojnë edhe me vendime tjera sa i përket shërbimit diplomatik, teksa bëri të ditur se përzgjedhje e ambasadorëve të rinj do të bëhet javëve në vazhdim.
“Në javët në vijim do të bëhet përzgjedhje e ambasadorëve të rinj, si dhe do të vazhdojë reforma. Reforma është e vonuar, kjo po përgatitet në mënyrë serioze”, deklaroi ajo.
Tre muaj pas shkarkimit, ende asnjëri nga ambasadorët politik nuk është zëvendësuar me tjetër, teksa siç ka thënë edhe ministrja Gërvalla, 13 ambasadorët e shkarkuar deri të martën pritet t’i lirojnë zyrat e tyre nëpër ambasada duke qenë se është afati i fundit 31 gushti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje