LAJMI I FUNDIT:

Shkarkimi i ambasadorëve politikë, Gërvalla: Nuk do të ketë vakum institucional

Shkarkimi i ambasadorëve politikë, Gërvalla: Nuk do të ketë vakum institucional

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Jashtme tha se nuk do të ketë vakum institucional edhe pse janë liruar nga detyra 13 ambasadorë politikë. 

Ajo tha se vendimin për lirimin nga detyra të 13 ambasadorëve politikë e kanë marr pasi e kanë menduar mirë procesin, ndërsa emërimi i të rinjve do të bëhet deri në muajin gusht.


“Vendimet i kemi marr pasi jemi menduar mirë dhe konsiderojmë se është hap drejt reformës….Vakum institucional nuk do të ketë”, tha Gërvalla, raporton Telegrafi.

Lidhur me rastin në Australi, ku shteti i Kosovës ishte i përfaqësuar vetëm nga ambasadori dhe nuk ka staf tjetër, ajo tha se këtë e kanë trashëguar nga qeverisja e kaluar.

“…Australinë e kam të trashëguar… E vetmja që na mbetet është që të emërojnë ambasador të ri”, tha ministrja duke shtuar se do ta emërojnë brenda afatit të caktuar.

Ajo bëri të ditur se ambasadorë nuk ka as në Austri, Japoni, Britani, etj. “…Dhe ambasadorët nuk krijohen brenda një kohe kaq të shkurtër…”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori