LAJMI I FUNDIT:

Me dy aeroplanë dhe dhjetëra vetura përcjellëse, Erdogan arrin në Sarajevë – presidenti turk do të hap një xhami dhe do të jetë kumbarë në një dasmë

Me dy aeroplanë dhe dhjetëra vetura përcjellëse, Erdogan arrin në Sarajevë – presidenti turk do të hap një xhami dhe do të jetë kumbarë në një dasmë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mbërriti në Sarajevë i shoqëruar nga gruaja Emine dhe një delegacion më i gjerë, përfshirë dy ministra. Dy aeroplanë u ulën në aeroportin e Sarajevës. Njëri me anëtarët e delegacionit dhe tjetri presidencial.

Erdogan po vjen në Sarajevë si pjesë e një vizite zyrtare ku është planifikuar një takim me anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës.


Para se të nisej për në Sarajevë, Erdogan mbajti një konferencë shtypi në aeroportin e Stambollit, ku foli, ndër të tjera, për sulmin terrorist në Kabul, marrëdhëniet me Angela Merkel dhe çështje të tjera botërore.

Vendi i parë që do të vizitojë është varrezat e dëshmorëve Kovaçi, ku u varros presidenti i parë boshnjak, Alija Izetbegoviq, raporton klix.ba.

Kjo do të pasohet nga ceremonia e hapjes së Xhamisë së rinovuar Basçarsija, e financuar nga Turqia, e ndjekur nga një pjesë e një programi privat. Gjegjësisht, është planifikuar që Erdogan dhe gruaja e tij të marrin pjesë në dasmën e vajzës së Bakir Izetbegoviq, Jasmina. Dasma fetare do të zhvillohet në xhaminë Gazi Husrev-beg, dhe ajo civile në Hotel Evropa.

Skandali i radhës - Gazetarët shtiren se po i shtrojnë pyetje presidentit turk, Erdogan lexon përgjigjet në prompter
Lexo po ashtu Skandali i radhës - Gazetarët shtiren se po i shtrojnë pyetje presidentit turk, Erdogan lexon përgjigjet në prompter

Në mbrëmje, Erdogan do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës, ku është planifikuar një darkë, si dhe një fjalim për mediat.

Erdogan vizitoi shtetin boshnjak për herë të fundit në verën e vitit 2019. Pas vizitës në Bosnje, ai do të udhëtojë për në Mal të Zi.

Ndryshe, Erdogan shpeshherë është kritikuar për jetën luksoze që bënë dhe shpenzimet marramendëse jashtë vendit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori