LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Presim vlerësimin e KSI-së për mësimin online në Tetovë

Carovska: Presim vlerësimin e KSI-së për mësimin online në Tetovë

Po shqyrtohen kërkesat e tyre dhe po bisedojmë edhe me Komisionin për Sëmundje Infektive, kështu ministrja e Arsimit, Milla Carovska komentoi fillimisht kërkesën e Komunës së Tetovës për mësim online për shkak të gjendje me pandeminë në rajonin e Pollogut, shkruan Alsat. Carovska tha se janë në koordinim të plot me autoritetet lokale dhe me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Jemi në koordinim me kryetaren e komunës së Tetovës, edhe ne edhe Ministria e Shëndetësisë. Mëngjesin e sotëm është mbajtur mbledhje e Komisionit për Sëmundje Infektive, sa të marrim instruksione ose mendime nga ana e KSI-së, më tej do të vazhdojmë bisedimet me Komunën e Tetovës. Gjithsesi të gjitha vendimet duhet të kalojnë në Shtabin kryesor koordinues të Qeverisë dhe në seancë qeveritare”, deklaroi Carovska.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Shtabi i krizës në Tetovë kërkoi përshkallëzimin e masave mbrojtëse, të cilat do t’i paraprijnë fillimit të vitit shkollor për mbrojtje nga shpërndarja e virusit tek nxënësit. Nga Shtabi i krizës kërkuan shtyrjen e fillimit të mësimit me prezencë fizike për tre javë, periudhë në të cilën mësimi do të vazhdojë online, si dhe vaksinimin e kushtëzuar të mësimdhënësve.


Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori