LAJMI I FUNDIT:

FIFA i shkruan kryeministrit të Britanisë së Madhe, kërkon që të lejohen futbollistët të udhëtojnë për ndeshjet me kombëtaret

FIFA i shkruan kryeministrit të Britanisë së Madhe, kërkon që të lejohen futbollistët të udhëtojnë për ndeshjet me kombëtaret

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i ka kërkuar kryeministrit britanik, Boris Johnson disa përjashtime, që klubet e Ligës Premier të lëshojnë pastaj lojtarët për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, që janë nga vendet e ‘listës së kuqe’.

Klubet nga Angli dhe Spanjë kanë thënë se nuk do t’i lëshojnë lojtarët e tyre për ndeshje në vendet e ‘listës së kuqe’.

“Unë kam sugjeruar që të zbatohet një qasje e ngjashme me fazat përfundimtare të Euro 2020”, ka thënë Infantino.


Infantino ka thënë se ishte një “çështje me urgjencë dhe rëndësi të madhe”.

“Ne jemi përballur me probleme globale së bashku në të kaluarën dhe duhet të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen”.

“Unë po bëj thirrje për një solidaritet nga çdo shoqatë anëtare, çdo ligë dhe çdo klub, për të bërë atë që është e drejtë për lojën globale”.

“Shumë nga lojtarët më të mirë në botë konkurrojnë në ligat si në Angli dhe Spanjë, dhe ne besojmë se këto vende ndajnë gjithashtu përgjegjësinë për të ruajtur dhe mbrojtur integritetin sportiv të garave në të gjithë botën”, ka thënë i pari i futbollit.

Sipas rregullave të qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar, lojtarët do të humbnin disa ndeshje për shkak të periudhës 10-ditore të izolimit që kërkohet kur kthehen në Mbretërinë e Bashkuar.

Liga Premier ka marr vendim që të mos lëshojë lojtarët për këto vende.

Liga Angleze e Futbollit gjithashtu ka mbështetur qëndrimin e Ligës Premier dhe nuk do t’i lejojë lojtarët e saj të udhëtojnë në vendet në listën e kuqe.

Presidenti i FIFA -s thotë se ai “ka bërë thirrje për mbështetjen e nevojshme” mbi kufizimet e karantinës në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që “lojtarët të mos privohen nga mundësia e përfaqësimit të vendeve të tyre në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, e cila është një nga arritjet më të mëdha për një futbollist profesionist”.

Ai shtoi: “Së bashku ne kemi treguar solidaritet dhe unitet në luftën kundër Covid-19. Tani, unë po i bëj thirrje të gjithëve që të sigurojnë lirimin e lojtarëve ndërkombëtarë për kualifikimet e ardhshme të Kupës së Botës”, ka thënë Infantino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
Kalo në kategori