Në Shqipëri, rastet e reja me koronavirus shënuan një kërcim të fortë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 800 të prekur.
Një krahasim i të dhënave nga Zëri i Amerikës, tregon se bëhet fjalë për nivelin më të lartë ditor që prej 8 marsit. Infeksionet janë identifikuar thuajse në të gjithë vendin, duke përfshirë 47 nga 63 bashkitë e Shqipërisë: 160 raste në Tiranë, 134 në Shkodër, 53 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Lezhë, 38 në Fier, 36 në Berat, 33 në Kamëz, 30 në Sarandë, 29 në Kavajë, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 18 në Vau i Dejës, 14 në Malësi e Madhe, 13 në Gramsh, nga 9 raste në Kukës, Krujë, Gjirokastër, 8 në Kurbin, nga 6 raste në Korçë, Pogradec, nga 5 raste ne Peqin, Mat, nga 4 raste në Mallakastër, Libohovë, Tepelenë, nga 3 raste në Kuçovë, Përmet, Himarë, Divjakë, Roskovec, Has, nga 2 raste në Mirditë, Vorë, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Dimal, Librazhd, Prrenjas, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Maliq, Patos, Dibër, Rrogozhinë.
Gjatë 24 orëve të fundit u rregjistruan edhe dy viktima: një qytetar 62 vjeç nga Lezha dhe një qytetar 72 vjeç nga Saranda. Në total gjatë muajit gusht janë 24 persona që kanë humbur jetën.
Në një kohë që përgjatë gjithë gushtit situata ka njohur një përkeqësim të vazhdueshëm, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ju drejtua sot qytetarëve duke bërë thirrje për vaksinimin kundër koronavirusit. “Shtatori do të jetë një muaj vendimtar për të rritur mbulesën vaksinale, ndaj kemi vendosur që sërish të jetë një muaj i hapur për vaksinimet e çdo qytetari mbi 18 vjeç. Le t’i shfrytëzojmë këto ditë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, duke u vaksinuar sa më parë”, u shpreh zonja Manastirliu në një video mesazh të shpërndarë nga ministria e Shëndetësisë.
Ajo tregoi se shumica e pacientëve që gjenden të shtruar në spital, janë persona të pavaksinuar. “Në Spitalin Infektiv ndodhen të shtruar 84 pacientë. Ka prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe po trajtohen në terapi intensive. E përbashkëta e shumicës së pacientëve që këto ditë gushti, po vuajnë dhe format më të rënda të sëmundjes, është se nuk janë të vaksinuar. Mjekët që shërbejnë me përkushtim në Spitalin Infektiv raportojnë se përgjatë kësaj periudhe ka patur edhe disa raste të të shtruarve të cilët kanë qenë të vaksinuar, por shprehen optimistë për gjendjen shëndetësore të pjesës dërrmuese të pacientëve që janë vaksinuar dhe e kanë përgatitur organizmin, për përballjen me virusin”, tha zonja Manastirliu.
Deri më tani, në Shqipëri janë kryer në total 1.386. 713 doza të vaksinës ndaj koronavirusit. Të dhënat e përpunuara nga Zëri i amerikës tregojnë se 35.6 përqind e popullsisë mbi 18 vjeç ka marrë të paktën një dozë. Prej tyre mbi 594 mijë qytetarë, ose 26.7 përqind, kanë kryer të dy dozat e vaksinës.
Për të nxitur vaksinimin, edhe gushti ka qenë i hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç. Nga fillimi i muajit, deri tani janë kryer afro188 mijë doza, me nje mesatare të ulët prej 8164 vaksinimesh në ditë. Aktualisht Shqipëria ka në dispozicion mbi 500 mijë doza.
Situata e koronavirusit po rëndohet gjithnjë e më shumë, me një shtim të shpejtë të rasteve, rritje të viktimave si dhe të numrit të atyre që kërkojnë trajtim të specializuar në spital, ndikuar nga një qarkullim i gjerë i variantit Delta. Vetë ministrja Manastirliu pohoi se në dy javët e fundit rastet e reja janë 5 fishuar, dhe se “me shumë gjasë do të kemi valë të koronavirusit në periudhën e vjeshtë-dimrit”. Që nga fillimi i këtij muaji deri sot, numri i të prekurve ishte 1.800 mijë infektime më shumë se totali i muajit Prill.
Përkeqësimi i gjendjes ka bërë që Departamenti amerikan i Shtetit, të përditësojë udhëzimet për qytetarët amerikanë që udhëtojnë jashtë vendit, duke e përfshirë Shqipërinë mes vendeve me një nivel të lartë të përhapjes së koronavirusit./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët