Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK),ka paralajmëruar se do të iniciojë procedurë disiplinore nëse konstatohet se ka pasur neglizhencë nga ana e Gjykatës në lidhje me rastet e Dardan Krivaqës dhe Arber Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani.
Përmes një komunikatë për medie, “Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), njofton opinionin publik se ka pranuar njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj lidhur me rastet e A.S. dhe D.K. dhe ka mbledhur të dhëna të tjera nga Sistemi elektronik i Evidencës Penale”.
“Pas pranimit të këtyre të dhënave, KGjK thotë se në konsultim me anëtarët e Këshillit, i ka vlerësuar dhe analizuar këto të dhëna, me ç’rast ka dërguar kërkesë tek autoriteti kompetent për të shqyrtuar neglizhencën eventuale lidhur me shqyrtimin e këtij rasti nga gjykata dhe gjyqtarët përkatës”, thuhet në komunikatë.
Tutje, në komunikatë thuhet se “Lidhur me këtë çështje, në rast se konstatohet neglizhencë nga ana e gjykatës përkatëse, atëherë autoriteti kompetent duhet të iniciojë procedurë disiplinore”.
“KGjK, zotohet se do t’i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të adresuar dhe trajtuar deri në fund çështjen në fjalë dhe në rast se konstatohet se ka lëshime apo neglizhencë, atëherë do të ndërmerren masa ndaj të gjithë zyrtarëve përgjegjës sipas procedurës disiplinore përkatëse”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, që nga 12 korriku i vitit 2013, A.S. është i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje të rëndë në tentativë dhe për vite me radhë lënda e tij ka qarkulluar në gjykata. Ai është sërish arrestuar ditë më parë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje “vrasje e rëndë”, në rastin e 18-vjeçares në Ferizaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë